Lumturia e ‘gjykimit të shkurtuar’, edhe në arrati, edhe ulje dënimi. Rasti i fundit, shefi i kokainës Gëzim Çela
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/4720_banda-gezim-cela-11.jpg?itok=KUSql_oi)
Ende kërkohet nga Interpol si trafikanti më i rrezikshëm shqiptar në tregun e kokainës, kur Gëzim Çela një vit më parë i shpëtoi forcave të policisë. Në vilën e tij në Laç u zbulua një laborator kokaine. Por që nga arratia, Çela arriti të fitojë gjykimin e shkurtuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, duke përfituar ulje dënimi me 7 vite. Për të, prokuroria nga pretenca e parë me 20 vite burg është detyruar të kërkojë 13 vite.
I mbiquajtur baroni i drogës, Çela mundi t’i shpëtojë operacionit të policisë kur në vilën e tij luksoze në Fushë-Kuqe u zbulua një laborator kokaine. Pretenca është lexuar në mungesë pasi Gëzim Çela rezulton në kërkim nga Interpol, por në pranga kanë rënë 3 bashkëpunëtorët e tij Realt Hysolli, Kujtim Cela dhe e konsideruar “Tezja e Kokainës” Valentina Tufa. Kjo e fundit qëndron nën masën e sigurisë “arrest me burg” për llogari të një hetimi për trafik droge në Kosovë, ku pritet që më pas të ekstradohet drejt Shqipërisë.
Nocioni i “gjykimit të shkurtuar” zbatohet disi çuditshëm në jurisprudencën shqiptare. Ai nënkupton që i akuzuari e pranon krimin, por nga ana tjetër këtë ‘armë’ e përdorin mjaft individë që në fakt janë arratisur dhe kërkohen nga policia, pikërisht për krimin për të cilin akuzohen.
a.k
Add new comment