“Pronësi me Drejtësi” kundërshton ligjin e ri për pronën, Agim Toro: Heqja nga ligji e termit “kthim” prone është e pa pranueshme
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/8979_agim-toro-800x445.jpg?itok=glcUw2Ln)
Pronarët kundërsh tojnë në tërësi ligjin e ri për pronën. Sipas “Gazetën Shqiptare” tre pikat më të nxehta të ligjit sipas tyre janë se ai ka fuqi prapavepruese, nuk lejon apelimin e vendimet që jep Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, si dhe formulën e llogaritjes së vlerës së kompensimit. Heqja nga ligji e termit “kthim” prone është e pa pranueshme për pronarët. Grupet e interesit kanë refuzuar të jenë në tryezën e zhvilluar nga qeveria dy ditë më parë pasi ata janë thirrur vetëm si dëgjues, ndërkohë që kishin një sërë pyetjesh dhe refuzimesh për ligjin e ri për kompensimin e pronës. Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare” sekretari i Shoqatës “Pronësisë me Drejtësi” Agim Toro pohon se ky ligj është i pranueshëm pasi shkel një nga të drejtat themelore, atë mbi pronën. Sipas Toros ligji është jo vetëm në shkelje të plotë me Kushtetutën, por dhe me rekomandimet e Gjykatës së Strasburgut dhe ligjet për të drejtat mbi pronën në Shqipëri. Dy ditë më parë qeveria prezantoi ligjin e ri mbi pronat, i cili pritet që brenda dhjetë viteve të ardhshme të mbyllë përfundimisht problemin për kthimin dhe kompensimin e pronave.
Add new comment