Gjenerali Danford: Rusia, kërcënimi më i madh për SHBA, duhet t’i ofrojmë ndihmë Ukrainës
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/8983_danforf.jpg?itok=ghmyuP3k)
Gjenerali amerikan Xhozef Danford, i cili parashikohet të marrë detyrën e shefit të Shtatmadhorisë në Pentagon tha se Rusia paraqet kërcënimin më të madh për sigurinë e Shteteve të Bashkuara. “Nëse doni të flisni për një vend që mund të paraqesë një kërcënim të qenësishëm për Shtetet e Bashkuara, dua të them, Rusia”. Disa ligjvënës amerikan kanë apeluar për t’i garantuar ndihmë me armë qeverisë Ukrainës, një lëvizje që gjenerali Danford e quajti të arsyeshme. “Pa këtë lloj ndihme, ata nuk janë në gjendje të mbrojnë veten kundër agresionit rus-tha ai”. Ai foli në komisionin e Senatit pas kandidimit për postin e Shefit të Shtatmadhorisë.
l.m
Add new comment