Lajme
Një vrasës që del nga burgu “për shkak” të gjykatës. Gjykimi i parë i Sokol Mjacajt
“Mapo” publikon sot një shkrim ku zbardhet dinamika e dosjes penale dhe dënimit të Sokol Mjacajt, autor i deklaruar i dy turistëve çekë. Gazeta publikon rrjedhën e ngjarjeve që e nxorën atë nga burgu, pas bashkëpunimit në vrasjen e një fëmije 13 vjeç disa vite më parë. Dhe përgjegjësia sipas gazetës shkon tek Gjykata e Apelit që ka ndryshuar masën për tre të akuzuarit, duke çuar në përleshje mes palëve në sallën e gjyqit. Një histori tipike në këtë vend, ku provohet edhe njëherë fjala: “Në gjykatë mos të çoftë halli”. Po përcjellim shkrimin të plotë:
Jep dorëheqjen ministri grek i Financave. “Disa partnerë preferojnë “mungesën” time në takime. Kryeministri e vlerësoi si të dobishme për arritjen e marrëveshjes”
Ministri i Financave i Greqisë, Yanis Varoufakis, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. “Shumë shpejt pas lajëmrimit të rezultateve fë referendumit, unë u vura në dijeni të një farë preference të disa pjesëmarrësve të Eurogrupit dhe ‘partnerëve’ për ....”mungesën” time në takime; një ide që kryeministri e gjykoi potencialisht të dobishme në arritjen e marrëveshjes. Për këtë arsye po largohen nga Ministria e Financave sot”, shkruan Varoufakis në një postim të vetin në blogun personal.
Ambasadori Dervishi nga Athina siguron se nuk do të ketë kthim emigrantësh në Shqipëri: Janë të integruar, i kanë paraprirë rezultatit të referendumit
Rezultati kundër reformave të kreditorëve në referendum ishte i pritshëm dhe një skenar i daljes nga Eurozona është i mundur. Kështu ka deklaruar, ambasadori shqiptar në Greqi, Dashnor Dërvishi në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike për “Ora News” nga Athina. Ambasadori Dervishi deklaroi gjithashtu se situata në Greqi do të ndikojë në stabilitetin e Ballkanit, por nuk do të ketë impakt negativ tek vendet që aspirojnë të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.
"Tash e tutje turistët do të jenë mëse të sigurtë"
U desh vrasja makabre e dy turistëve çekë që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako të japë garanci se "tash e tutje ngjarje të tilla nuk do të ndodhin" dhe se turistët e huaj që vizitojnë zonat Shqipërinë do të jenë më shumë se të sigurtë. Një premtim që shikon nga e ardhmja po që nuk kuptohet pse nuk ishte i vlefshëm edhe dje, pardje, javën e kaluar apo vitin që lamë pas. Fatkeqësisht nevojën për të qenë vigjilente dhe më e angazhuar për sigurinë publike në zonat me rrrezikshmëri për të huajt, policia e kupton pasi janë "palosur" dy turistë me plumb pas koke.
JO
Exit pollet e para thonë se Greqia ka votuar kundër masave shtrënguese. Madje me diferencë të madhe. Mediat raportojnë se nesër, Merkel dhe Presidenti francez, Holande, do të takohen për të diskutuar se çfarë do të bëhet. Duke parë rezultatet, zëdhënësi i qeverisë greke, Gavriil Sakellaridis, ka deklaruar se “negociatat që do të nisin shumë shpejt dhe ne do të ndërmarrim çdo përpjekje që të nënshkruajmë sa më shpejt marrëveshjen”.
s.z
Videolajm/Arrestimi i Sokol Mjacajt, i dyshuar si vrasës i dy turistëve çekë
Arrestohet Sokol Mjacaj, autori që dyshohet se vrau dy turistët çekë
Ka përfunduar në prangat e policisë Sokol Mjacaj, autori i dyshuar i vrasjes së dy turistëve çekë në Prekal të Dukagjinit mbrëmjen e 3 korrikut. Mjacaj u kap gjatë tentativës për t'u larguar, 200 metra larg shkollës 9-vjeçare në zonën e Grudës së Re. Në operacionin për kapjen e tij u përfshinë 350 forca nga Policia e Shtetit, ajo e Shkodrës, forcat RENEA, FNSH dhe struktura të tjera të specializuara. Operacioni i policisë u drejtua nga Altin Qato dhe Ardian Çipa.
Marrëveshja FRD-PS, Topi: Mund të shtrihet edhe në betejat e tjera elektorale, PD mungon me oferta
Topi është afruar më shumë me Ramën. Padyshim dhe oreksi është bërë më i madh. Njëherë për një herë Fryma e Re Demokratike, është rreshtuar në koalicionin e majtë vetëm për administrimin e pushtetit vendor, ku pritet që për Tiranën të ketë dhe një nënkryetar të Bashkisë. Por ky bashkëpunim sipas Kryetarit Bamir Topi, mund të shtrihet dhe në betejat e tjera elektorale, në mungesë të një ofertë nga Partia Demokratike. “Në mungesën e një bashkëpunimi, të një oferte, sigurisht që njerëzit që bëjnë pjesë në një parti politike nuk mund të qëndrojnë jashtë kompeticioneve politike.
Artan Fuga i përgjigjet Ramës për arsimin e lartë: Po e shkatërron politika, universitetet private përdoren për fushata elektorale
Pasi kryeministri Rama deklaroi publikisht se ligji i ri për arsimin e lartë nuk nënkupton që paratë e universiteteve publike të shkojnë për universitetet private, Prof. Artan Fuga, ka reaguar në rrjetin social facebook. Ai thotë se arsimi e lartë po e shkatërron politika dhe se ajo është përgjegjëse për gjithçka. Fuga është një ndër kundërshtarët e ligjit të ri për arsimin e lartë, pasi e sheh si shkatërrim të universiteteve publike dhe favorizim të privatëve.
Update/Vrasja e turistëve në Dukagjin, autori një 20-vjeçar nga zona e Dukagjinit. Donte t’u merrte fuoristradën dy çekëve
Policia e Shkodrës thotë se ka zbardhur ngjarjen makabre të së premtes në Dukagjin ku mbetën të vrarë dy turistët çekë. Sipas saj nga hetimet rezulton se autor i krimit të dyfishtë është një 20 vjeçari Sokol Mjacaj nga zona e Dukagjinit në Shkodër, i cili ka dashur t’u marrë fuoristradën dy turistëve çekë.