Arrestohet Sokol Mjacaj, autori që dyshohet se vrau dy turistët çekë

Postuar në 05 Korrik, 2015 09:00

Ka përfunduar në prangat e policisë Sokol Mjacaj, autori i dyshuar i vrasjes së dy turistëve çekë në Prekal të Dukagjinit mbrëmjen e 3 korrikut. Mjacaj u kap gjatë tentativës për t'u larguar, 200 metra larg shkollës 9-vjeçare në zonën e Grudës së Re. Në operacionin për kapjen e tij u përfshinë 350 forca nga Policia e Shtetit, ajo e Shkodrës, forcat RENEA, FNSH dhe struktura të tjera të specializuara. Operacioni i policisë u drejtua nga Altin Qato dhe Ardian Çipa.

Sokol Mjacaj, 20 vjeç, ka bërë 5 vite burg për vrasjen e një fëmije gjatë një grabitje të dhunshme, ngjarje që e ka kryer në moshën 15 vjeçare. Ai kishte vetëm një muaj që kishte dalë nga burgu. Gjatë aksionit për kapjen e tij, u plagos lehtë në dorë edhe një punonjës policie. Sipas Policisë së Shtetit, në emrin e Mjacajt u shkua pas vërtetimit shkencërisht të disa gjurmëve daktiloskopike në brendësi të mjetit ku udhëtonin dy të rinjtë Michael Svatosh dhe Ana Kosinova.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.