Marrëveshja FRD-PS, Topi: Mund të shtrihet edhe në betejat e tjera elektorale, PD mungon me oferta

Postuar në 05 Korrik, 2015 07:22

Topi është afruar më shumë me Ramën. Padyshim dhe oreksi është bërë më i madh. Njëherë për një herë Fryma e Re Demokratike, është rreshtuar në koalicionin e majtë vetëm për administrimin e pushtetit vendor, ku pritet që për Tiranën të ketë dhe një nënkryetar të Bashkisë. Por ky  bashkëpunim sipas Kryetarit Bamir Topi, mund të shtrihet dhe në betejat e tjera elektorale, në mungesë të një ofertë nga Partia Demokratike. “Në mungesën e një bashkëpunimi, të një oferte, sigurisht që njerëzit që bëjnë pjesë në një parti politike nuk mund të qëndrojnë jashtë kompeticioneve politike. Një parti politike që nuk merr pjesë në zgjedhje është e destinuar që të atrofizohet”, shprehet Bamir Topi në një intervistë për “Ora News”. Ndërkohë Topi shton se fatkeqësia ka ardhur pikërisht nga ata njerëz që kanë pasur një background të majtë në arsyetim, madje ekstrem të majtë, komunist, që kanë uzurpuar atë parti e cila për fat të keq jo vetëm që nuk është e djathtë por të gjithë aspiratat e së djathtës i ka çuar jashtëzakonisht keq, në kuotat më të ulëta. “Por ata që humbin dhe që do vazhdojnë të humbin janë ata që kanë aspiratat e tyre të parealizuara, e kam fjalën këtu për pronarët, për të përndjekurit politikë, për shumë njerëz që i takojnë një filozofie të së djathtës, të cilët e shohin veten jo vetëm të papërfaqësuar, por në kuotat më të ulëta kompeticioneve politike të viteve të tranzicionit shqiptar”, tha Bamir Topi

Comments

Submitted by Arben (not verified) on

"Ndërkohë Topi shton se fatkeqësia ka ardhur pikërisht nga ata njerëz që kanë pasur një background të majtë në arsyetim, madje ekstrem të majtë, komunist, që kanë uzurpuar atë parti e cila për fat të keq jo vetëm që nuk është e djathtë" ... hahahaha

Tani po qe kuptohet levizja e Kastriot Islamit ne ate parti! Ka gjetur veten! Dhe Topi si i djathte qe eshte meriton nje vleresim te vecante! Akti i tij eshte madheshtor, gjigand ... vetem po perpiqet te gjeje vlera te djathta tek koalicioni Rama-Meta .. edhe pse eshte e veshtire..dhe tejet e komplikuar!  Krejt ndryshe nga Kastriot Islami .. !  Hahaha...

Kujtojne ne baze te testimeve elektorale se ky popull ha bar ... ishalla koha e tregon se jane gabim!!! Te pakten ne te ardhmen...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.