"Tash e tutje turistët do të jenë mëse të sigurtë"

Postuar në 05 Korrik, 2015 17:06

U desh vrasja makabre e dy turistëve çekë që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako të japë garanci se "tash e tutje ngjarje të tilla nuk do të ndodhin" dhe se turistët e huaj që vizitojnë zonat Shqipërinë do të jenë më shumë se të sigurtë. Një premtim që shikon nga e ardhmja po që nuk kuptohet pse nuk ishte i vlefshëm edhe dje, pardje, javën e kaluar apo vitin që lamë pas. Fatkeqësisht nevojën për të qenë vigjilente dhe më e angazhuar për sigurinë publike në zonat me rrrezikshmëri për të huajt, policia e kupton pasi janë "palosur" dy turistë me plumb pas koke. "Dua të siguroj shtetasit shqiptarë dhe turistëte huaj që bëhen pjesë e guidave se tash e tutje do të jenë mëse të sigurtë". Ky lloj ndërgjegjësimi që i ngjan edhe një autokritike për mungesën e vëmendjes ndaj atyre që e duan Shqipërinë dhe që e vizitojnë pavarësisht riskut që ka, është model që buron nga sensibilizimi i politikës për të trajtuar ngjarje ku ajo ka përgjegjësi. Është i njëjti premtim sa herë ndodhin përmbytje; që ato tash e tutje nuk do të ndodhin, sa herë ka aksidente tragjike ku shtetarët ekranizohen me të njëjtën thënie: tash e tutje nuk do të ndodhin. Po kush mban përgjegjësi mor vëlla për Dje, meqë po mburren vetë për sigurinë e nesërme?
l.m

Comments

Submitted by high-tech (not verified) on

ky vertet po ia fut si kau peles.

e kush te beson ty more shqiptar koti? do vesh ti personalisht ti sigurosh ne cdo hap turistet qe vijne. po eshte e pamundur per ty keshtu qe QEPE! do besh shume me mire te ulesh koken e ta qepesh! apo do dergosh ata policat pe leshi (te me fale zoti PELESHI per koincidencen) ta bejne kete pune. keta sikur jane ne koken e cdo maloku me arme ne krah ne mes te maleve.

Ju po qeshni (se per te qeshur me menxyra qenke usta)me te ardhmen e atij kombi qe eshte ne ruge jo te mbare.

personalisht si shtetas amerikan dhe MARINS krenar, ka vetem nje shans qe te vizitoj ato male te shqiperise per turizem apo dicka tjeter: duke veshur uniformen ushtarake amerikane, dhe me gishtin ne kembez (pa e pasur problem ta terheq kembezen nqs do jete nevoja).

puh sa gjynah jeni ju shqiptaret ....

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

Z. Haki Cako, a mund te na thuash se cfare plani masash do te merrni qe kjo nuk do te ndodhi me ?!

Pa nje plan masash dukesh se je vetem nje palaco, qe nuk na ben dot me qesh. Me qa ndoshta po.

Z. Cako, edhe po te besh ti nje plan masazh te mire, perseri do e kisha veshtire te besoja ne efektivitetin e tij. Vrasja e cekeve, me shume eshte prodhim i sistemit te drejtesise ne Shqiperi qe inkurajon vrasjen dhe korrupsionin, eshte i sistemit arsimor qe nuk kultivon me asnje vlere tek rinia e sotme dhe eshte pa diskutim edhe i politikave te gabuara te ekonomise  keto 25 vjet.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.