Jep dorëheqjen ministri grek i Financave. “Disa partnerë preferojnë “mungesën” time në takime. Kryeministri e vlerësoi si të dobishme për arritjen e marrëveshjes”
Ministri i Financave i Greqisë, Yanis Varoufakis, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. “Shumë shpejt pas lajëmrimit të rezultateve fë referendumit, unë u vura në dijeni të një farë preference të disa pjesëmarrësve të Eurogrupit dhe ‘partnerëve’ për ....”mungesën” time në takime; një ide që kryeministri e gjykoi potencialisht të dobishme në arritjen e marrëveshjes. Për këtë arsye po largohen nga Ministria e Financave sot”, shkruan Varoufakis në një postim të vetin në blogun personal. Diçka ngjan të ketë ndodhur gjatë natës, pasi pas daljes së rezultatit, minjstri në fjalë postoi një tjetër shkrim ku nuk flitej për dorëheqje. Gjithsesi dje, disa media, përfshirë agjencinë shtetërore ruse, “Sputniknews” qarkulluan dhe i dhanë hapësirë një shkrimi të F. William Engdahl, një gazetar amerikan, që hidhte dyshime për rolin e Varoufakisit në krizën greke. Një teori konspiraciomi që e shihte atë në rolin e një Kali Troje të bankave dhe oligarkëve grekë, si përfitues të krizës, bazuar sidomos në refuzimin nga Greqia për t’iu bashkuar BRICS.
Add new comment