1/3 e rritjes ekonomike në 3-mujorin e parë, “dhuratë e Zotit”

Postuar në 09 Korrik, 2015 16:41

INSTAT-i njoftoi sot se Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) shqiptar, në tremujorin e parë të vitit 2015, vlerësohet me rritje prej 2,82 %, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2014. Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët e ekonomisë si “Industria, Energjia dhe Uji” me 0,96 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me pikë 0,39 pikë përqindje, Bujqësia, Pyjet dhe Peshkimi me 0,39 pikë përqindje, Aktivitetet financiare dhe të Sigurimit me 0,35 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me 0,31 pikë përqindje, Ndërtimi me 0,25 pikë përqindje, Tregti, Hotele dhe Restorante dhe Transporti me 0,18 pikë përqindje, Pasuritë e paluajtshme me 0,08 pikë përqindje. Degët që kanë kontribuar negativisht janë dhe Informacioni dhe Komunikacioni me -0,07 pikë përqindje dhe Shërbimet e tjera me -0,11 pikë përqindje. Taksat dhe Subvencionet mbi produktet kontribuan respektivisht, me 0,01 pikë përqindje dhe 0,08 pikë përqindje.

Vjet, në tremujorin e parë, akumulimi i pakët i rreshjeve në hidrocentralet tona i “qethi” rritjes ekonomike rreth 1 pikë përqindje. Ndërsa sivjet, “bujaria e Zotit” me rreshjet, i dha mundësinë sistemit tonë energjitik të prodhojë mjaftueshëm kilovatorë, sa të ndikojë me pothuaj një pikë përqindje plus në rritjen e e PBB-së.

E.Zaloshnja

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.