Parlamenti shqiptar zbulon “Hitlerin e ri”. Më saktë Berisha cilëson kështu Vladimir Putinin e Rusisë. Deputetët i mbajnë iso
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/3452_image_5888.jpg?itok=wRU3U7et)
Sot Parlamenti shqiptar ka mbajtur një minutë heshtje për viktimat e masakrës së Srebrenicës. Propozimi ka ardhur nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në fjalën e tij kujtoi këtë ngjarje. Më tej Berisha, që ka qenë edhe president i Shqipërisë, foli për votën e Rusisë kundër rezolutës së propozuar në OKB nga ShBA, e cila cilësonte Srebrenicën genocid. Nuk dihet për ç’arsye Berisha e ka quajtur Vladimir Putinin, presidentin e Rusisë, “Hitleri i ri”. Para disa vitesh kështu quajti Berisha edhe presidentin e Iranit, Ahmedinexhad, një vend me të cilin Shqipëria ka marrëdhënie diplomatike. Por asokohe kur Berisha ishte kryeministër, Irani nuk ia dha kënaqësinë e një note proteste, që do të shitej mirë në sytë e amerikanëve. Nga ana tjetër, Rusia është një vend anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit dhe ngjan disi e pakujdesshme të bësh etiketime të tilla. Por ndoshta ish-kryeministri i ka deklarata të tilla si statuse Facebook-u. Kështu që me siguri nuk do t’ja vënë re edhe kësaj radhe.
s.z
Comments
Berisha eshte sfinks i
Berisha eshte sfinks i vjeter. Qe mbase nuk vjeterohet aq lehte.
Nese Berisha mbetet, d.th. Rama nuk eshte ende Kryeminister...
Vladimir Putini, me pushtimin
<p>Vladimir Putini, me pushtimin e Ukraines dhe aneksimin e Krimese, me mbeshtetjen e neofashisteve neper Europe qe nga Fronti Nacional ne France e deri tek Agimi i Arte ne Greqi, me vrasjen e opozitareve, burgosjen e gazetareve, sigurisht qe eshte Hitleri i shekullit te ri. Di edhe gjermanisht bile, nga koha e spiunllekut ne KGB, shpetimtari bjond me sy blu i shumepritur qe do vije nga veriu, sic thone profecite e te urteve.
Add new comment