Beppe Grillo frymëzohet nga Athina: Do bëjmë referendum popullor në Itali për të dalë nga zona euro!

Postuar në 06 Korrik, 2015 03:13

Edhe pse kryeministri Cipras deklaroi se ky nuk ihste një referendum për qëndrimin ose jo në euro,

kundërshtarët e monedhës kanë kërkuar të ketë referendume të tilla edhe në vendet e tjera të BE-së. Kështu, nga Athina ku ndodhet për të mbështetur qeverinë Tsipras, lideri i Lëvizjes 5 Yjet Beppe Grillo ka deklaruar se rezultati i këtij referendumi, detyron kancelaren gjermane Merkel e bankierët europianë të reflektojnë shumë. Grillo deklaroi për mediat greke, se dhe në Itali do të kërkojnë që të jenë qytetarët ata që duhet të vendosin për euron. Ai tha se shumë shpejt do t’i kërkojnë parlamentit italian të marrin në diskutim propozimin e një ligji mbi iniciativën popullore, të cilën e kanë depozituar pak kohë më parë në dhomën e Senatit. Sipas tij, fuqia duhet të jetë në duart e popullit e jo të bankave.

Përsa i përket idesë së një referendumi të ngjashëm në Itali, Beppe Grillo ka informuar se janë mbledhur rreth 50 mijë firma.

a.k

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>E cfare mund te presesh nga nje komedian, pervec se te te beje te qeshesh?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.