Të jesh në Londër e të ndjekësh Edi Ramën!
Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe janë mbledhur në “Queen Elizabeth Olympic Park” në Londër, një hapësirë e ndërtuar për Lojërat Olimpike të vitit 2012, ku është parashikuar një takim me kryeministrin Edi Rama.
Salla ka një kapacitet prej mbi 4,500 vendesh dhe pritet të mbushet me flamuj kuq e zi nga shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Britani
Këto shkruan ndër të tjera gazeta "Tema", ndryshe tellalli i dovletit. Po sigurisht që do gjenden përherë shqiptarë që tundin dorën ku mund të qëndrojë një flamur çfarëdo! Por këtu pyetja është se çfarë janë këta shqiptarë, si mendojnë e çfarë mendojnë që do shkojnë të presin dikë që qeveris mbi të afërn të tyre, të mbetur kukudh në Shqipëri?!
Çfarë mesazhi duan të dëgjojnë njerëz që kanë më shumë mundësi atje ku janë se në Shqipërinë e krimit?
Flamuri nëse do duhej, do duhej për protestë, për turpin ku ra një vend i tërë. Jo për të sajdisur një njeri që nuk di cilin ministër do i arrestojnë. Cipa në faqe nuk bën dëm për shëndetin, mirë është ta mbash ndonjëherë. Dhe cipa i shkon edhe shqiptarëve, ndonëse nuk ka hyrë në modë.
Ku duhet të udhëtojë shqiptari që të emancipohet politikisht? Të kuptojë se dalldi të tilla janë turp ndaj fëmijëve së pari e mandej ndaj vetes.
s.zaimi
Comments
Sa ironike eshte. Shume
Sa ironike eshte. Shume shqiptare ikin tek luftojne me vdekjen mes kanalit te La Manshit pikerisht nga kjo katraure shqiptare e prape ndihen inferiore para nje shkaravine si Rama qe mender ka celesat e kashtes ne angli per balle nje shtetasi angles.
Dhe me duket tamam si ne greqi ku shkalla e ulet e integrimit i ben te mos identifikohen si Greek ose angleze duket e shtuar qe Jane dhe shiptare.
Po ku me bie mendja mua si American per Ramen.
E sa per votimin tamam qe ky I gjati do fshije
Prapanicen me idiotet qe do kujtojne se votuan nga diaspora.
Add new comment