Mesazhi i Merkel: Shqipëria ka shumë, shumë probleme të mëdha

Postuar në 04 Korrik, 2015 05:18

Tashmë është konfirmuar axhenda që do të shoqërojë vizitën e Kancelares Merkel në Tiranë. Ajo do të mbërrijë në orën 13:50 në Aeroportin e Rinasit. Më pas do të drejtohet në Kryeministri, ku do t’i rezervohet ceremonia protokollare më e lartë shtetërore dhe pas bisedimeve zyrtare me Kryeministrin Rama, të dy krerët e qeverive do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Sipas deklaratave nga Kryeministria kjo vizitë ka dy aspekte, atë politik dhe rajonal në kuadër të Konferencës Ballkanike të Berlinit, duke konfirmuar se pjesë e diskutimeve do të jetë edhe Kosova. Vizita e parë zyrtare që një Kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë, si Angela Merkel, pritet të jetë një shans që do të sjellë një zhvillim të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe politik mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. Aktualisht, Republika Federale e Gjermanisë është donatori më i madh ndër vendet e Bashkimit Europian në Shqipëri. Gjithashtu, nga pikëpamja e volumit tregtar, Gjermania në vitin 2014 renditet si partneri i pestë tregtar më i madh me Shqipërinë. Sipas të dhënave të publikuara nga Kryeministria, në vitin 2014, në Shqipëri operuan 146 ndërmarrje gjermane dhe të përbashkëta shqiptaro – gjermane, nga 121 që ishin në vitin 2010, duke pësuar një rritje me mbi 20%. Gjithashtu, volumi tregtar me Gjermaninë në vitin 2014 ishte rreth 40.2 miliardë lekë (287 milionë euro) duke pësuar një rritje prej rreth 29% në krahasim me vitin 2010.

Në vazhdim axhenda e vizitës Kancelarja Merkel në Tiranë, në orën 16:10 do të pritet nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani, ku do të ketë një takim të përbashkët. Nga ora 17:00 deri në orën 18:00 Kancelarja Merkel do të vizitojë parkun e biznesit, ‘Tirana Business Park’ . Më pas, rreth orës 18:30 Kancelarja Merkel do të lërë Shqipërinë për të vijuar axhendën e saj në turin e vizitave zyrtare në Ballkan. 

Ndërkohë pak ditë përpara se të niset për një vizitë në Ballkanin Perëndimor, kancelarja gjermane Angela Merkel dha një mesazh të shkurtër video. “Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një perspektivë anëtarësimi në BE”, tha Merkel. Sipas saj, pavarësisht vështirësive, ka përparim. Në lidhje me Shqipërinë, kancelarja tha se ka ende shumë punë për të bërë, por vendi është tani vend kandidat për në BE. “Edhe për Shqipërinë mund të thuhet se kemi bërë progres, por ka akoma shumë, shumë probleme të mëdha”, tha Merkel, raporton "Stern".

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Pse ka kaq shume probleme te medha ne Shqiperi? I la trashegim Enveri? Apo i krijoi Saliu? Se sa per kete palloshin qe eshte sot duket ashiqare qe nuk eshte i zoti as te zgjidhe probleme as te krijoje probleme. Jepi ndnonje pallat ta lyeje me bojra, apo ndonje hajdut te vogel ta fusi ne burg dhe kaq.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.