Rama mbron ligjin i ri për arsimin e lartë: Nuk çojmë para te privati, pranojmë financimin privat në arsimin publik

Postuar në 04 Korrik, 2015 04:02

Kryeministri Rama mbrojti ligjin e ri për arsimin e lartë. Ai renditi një sërë avantazhesh të këtij ligji në krahasim me ligjin ekzistues. “Ajo që është quajtur deri sot autonomi është një farsë e bazuar në një sistem të korruptuar me gjoja me sistem zgjedhjesh, që nuk ka prodhuar autonomi, por papërgjegjshmëri në raport me detyrimet ndaj publikut”, deklaroi Rama. Një nga pikat më të kritikuara të ligjit të ri është çështja e financimit. Kundërshtarët e ligjit thonë se përmes tij financohet arsimi privat me paratë publike. Por kryeministri e hodhi poshtë këtë. “Me ligjin e ri ne nuk çojmë para publike në institucionet private, e kundërta është e vërtetë; pranojmë financimin privat në arsimin publik. Para publike tek private nuk shkojnë, privatët bëjnë financim publik për arsimin publik. Është një spekulim dhe është për të ardhur keq”, tha ai. Sipas kryeministrit, ligji i ri garanton dy përbërës plotësues me njëri-tjetrin; cilësinë akademike dhe atë administrative. Rama tha se ndarja e deritanishme, arsim publik dhe arsim privat është e padrejtë. 

Comments

Submitted by anonim1234 (not verified) on

<p>Shoku do behet 3000 Euro viti shkollor per 85% te studenteve qe studiojne ne shtet. Kuptoni ju se ca po ben ky psikopati?! Nga shiu rame ne bresher.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.