Edi Rama shpall objektivin e ri: PS-ja me 150 mijë anëtarë
Gazeta “Tema” raprton se sot në mbledhjen e Grupit Parlamentare të Partisë Socialiste, kryetari i saj, Edi Rama, ka deklaruar se objektiv mbetet zgjerimi i radhëve të saj deri në 150 mijë anëtarë realë. Në fillim të karrierës së vet partiake, Edi Rama premtoi se do të çonte PS-në në 120 mijë anëtarë. Objektiv që u harrua. Me një llogari të thjeshtuar, objektivi 150 mijë nënkupton që çdo familje votuesi të rregullt të PS-së të ketë një anëtar në parti. Kjo pasi mesatarja e votave që merr PS-ja arrin diku te 600 mijë, çka do të thotë se në një familje me katër anëtarë, njëri duhet të jetë anëtar. Në mbledhjen e sotme është deklaruar edhe nisja e procesit të organizimit të PS-së dhe mbajtja e Kongresit në dhjetor.
s.z
Comments
Ishalla i kaloni objektivat
<p>Ishalla i kaloni objektivat .. PS&LSI uroj te kene mbi 1 milion anetare .. dhe te fitoni 99.99% te votave! Vetem atehere do zhvillohemi dhe do hiqet injoranca nga ky popull .... ! Edhe Europa e prapambetur ishalla sheh nga ne e na kopjon...</p>
Add new comment