Vlerësimi ndryshe i Dules për zgjedhjet: Dy hapa para dhe 3 mbrapa
Edhe Vangjel Dule ankohet për standardin e zgjedhjeve. Madje përpara se të bëjë analizën e premtuar të humbjes kudo ku garoi. Dule është takuar me përfaqësuesin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, Andreë Bruce. Ja vlerësimi i kreut të PBDNj-së për zgjedhjet: “Këto zgjedhje ishin 2 hapa para dhe 3 hapa mbrapa si vallja e Echternach. Fakte, si blerja masive e votës, retorika ekstreme nacionaliste, mos përputhja e vulave të sigurisë si dhe shkeljet të tjera flagrante që sollën diferenca të theksuara midis votave për kryetar dhe atyre për këshillë, çuan tjetërsimin e rezultatit të zgjedhjeve”.
s.z
Add new comment