Referendumi i Greqisë, apeli i ministrit grek të Financave: “Qëndrimi i Greqisë në Euro dhe BE, i panegociueshëm. Thoni “jo” që të rinegociojmë borxhin. Kreditorët po shantazhojnë”
Në Greqi do të vendosë referendumi. Vazhdimi i negociatave ose jo, do të zgjidhet pas votës së qytetarëve grekë. Kryeministri i vendit, Alexis Tsipras dhe ministri i Financave, Yanis Varoufakis, kanë apeluar për një “jo” nga grekët. Ministri i Financave ka publikuar në blogun e vet, gjashtë arsye se përse qytetarët e vendit fqinj, duhet të refuzojnë ulltimatumin që ka burim Gjermaninë:
1. Negociatata kanë ngecur sepse kreditorët e Greqisë (a) refuzuan të reduktojnë borxhin tonë e papagueshëm publik (b) këmbëngulën që kthimi i tij të shpërndahet njësoj edhe tek anëtarët më të dobët të shoqërisë sonë, fëmijët dhe nipërit e mbesat e tyre.
2. FMN, qeveria e SHBA, shumë qeveri të tjera në botë dhe shumica e ekonomistëve të pavarur besojnë –bashkë me ne- se borxhi duhet ristrukturuar.
3. Eurogrupi ka pranuar më parë (nëntor 2012) nevojën e ristrukturimit të borxhit , por po refuzon që të angazhohet për një borxh të risteuktuar.
4. Qëkurse u njoftua referendumi, Europa zyrtare ka dërguar sinjale se janë të gatshëm të diskutojnë ristrukturimin e borxhit. Këto sinjale dëshmojnë se Europa zyrtare do të votonte “Jo” ndaj ofertës së saj më “të fundit”.
5. Greqia do të qëndrojë në Euro. Depozitat në bankat e Greqisë janë të sigurta. Kreditorët kanë zgjedhur strategjinë e shantazhit bazuar në mbylljen e bankave. Impasi i tanishëm vjen pikërisht nga kjo zgjedhje e bërë nga kreditorët dhe jo nga mosvazhdimi nga ana e qeverisë greke i negociatave, apo nga ndonjë mendim në Greqi për Grexit dhe zhvlerësimin. Vendi i Greqisë në Eurozonë dhe në BE është i panegociueshëm.
6. E ardhmja na kërkon një Greqi krenare brenda BE-së dhe në zemër të Europës. Kjo e ardhme që grekët të thonë një “Jo” të madhe të djelën, që ne të qëndrojmë në zonën Euro dhe me forcën që na jep kjo “Jo”, të rinegociojmë borxhin publik të Greqisë...
s.z
Comments
I dhjere, por krenar!
I dhjere, por krenar!
Add new comment