Përplasja për linjat e trageteve, Haxhinasto shkarkon pas zgjedhjeve drejtorin e portit Vlorë, njëherësh kryetar i PS-së lokale

Postuar në 29 Qershor, 2015 07:36

Drejtori i Portit të Vlorës, kreu i PS-së lokale, Xhevahir Çeloaliaj është shkarkuar nga posti që mbante që prej ardhjes së të majtës në pushtet. Shkarkimi vjen pas një përplasjeje të hapur për linjat e trageteve, ku ai akuzohet nga kompania Red Star se ka mbajtur anë, dhe pak javë pasi ai la në det të hapur mbi 200 pasagjerë të tragetit të kësaj kompanie. Kompania e akuzoi Çeloaliajn se po favorizonte një kompani tjetër, duke shkelur ligjin. Për problemet këtë ishte vënë në dijeni edhe Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto. Vetë ministri mësohet se i kishte dërguar një shkresë drejtorit të portit, përmes të cilës e vinte në dijeni se kishte shkelur disa ligje me vendimet e marra. Pas zgjedhje u krye dhe shkarkimi. Edmond Leka është emëruar në vend të Çeloaliajt.

a.k

Comments

Submitted by S.O.S (not verified) on

<p>Ai qe duhej shkarkuar eshte drejtori i drejtorise se pergjithshme detare Gazmir Tahiri, ai eshte koka e korrupsionit!</p><p>Celua e hengri kot!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.