Aeroporti i ri i Phenianit, diktatori Kim Jon Un ekzekuton arkitektin se “nuk pati në mendje porositë e partisë”

Para disa ditësh diktatori koreanoverior Kim Jong Un inauguroi terminalin e ri të aeroportit luksoz të kryeqytetit Phenian. Por britanikja Mirror raporton se Kim ka ekzekutuar arkitektin kryesor të aeroportit, pasi nuk i pëlqeu dizajni. I zhdukur vitin e kaluar, Ma Won Chun mësohet se është ekzekutuar, dhe akuza është “praktikat korruptive dhe nuk ka ndjekur urdhrat”. Ai është vrarë nëntorin e shkuar, pikërisht në kohën kur raportohej se rinovimi i aeroportit është pezulluar për shkak të pakënaqësive të liderit, thotë Mirror. Në atë raportim thuhej se dizajnerët kanë devijuar nga ideja e partisë për bukurinë arkitekturore.
a.k
Add new comment