Investigimi i “Fiks-Fare” dhe ISHP – Në bar kafe të Tiranës, akulli rezulton i ndotur nga mikrobe të ujërave të zeza
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/3050_image_5762.jpg?itok=qE4Qdj1_)
Një investigim i emisionit “Fiks-Fare” ka nxjerrë në dritë problematikën e ujit të ndotur që u shërbehet klientëve në bar kafetë e Tiranës, përmes akullit. “Emisioni investigativ i Top Channel, në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik dhe Inspektoriatin Shëndetësor Shtetëror morën mostrat e akullit në disa subjekte private “bar-kafe”, të përzgjedhura rastësisht, Këto të fundit u dërguan më pas për analiza, e pas marrjes së përgjigjeve u konstatua se, në disa subjekte, akulli i marrë ishte i ndotur mikrobiologjikisht. Konkretisht, akulli shfaqte shenja të “Steptokokut fekal”, gjë që tregon se, uji që është shndërruar në akull ka shenja të ujërave të zeza. Tre nga 7 subjektet, ku u morën mostrat e akullit, shfaqnin këtë problematikë”, raporton TCH.
s.z
Add new comment