J.Topalli “humbet sërish” Shkodrën. PD-ja lokale i kundërvihet pas kritikave të saj për Bashën

Postuar në 29 Qershor, 2015 13:35

Peshorja e ndikimit të djathtë në Shkodër ka ndryshuar personazhe, dhe këtë tashmë duhet ta ketë kuptuar edhe Jozefina Topalli. Dy ditë më parë, ish nënkryetarja e PD-së do të sulmonte pa e përmendur me emër, Lulzim Bashën si përgjegjësin kryesor për disfatën e së djathtës në këto zgjedhje. Por Topallit i është përgjigjur kryetari i PD-së në Shkodër, Ramiz Çoba, dikur një protege i saj. Çoba e ka cilësuar Jozefina Topallin si “Ambasadore shëtitëse” të Razmës (pika turistike ku aludohet se Topalli ka investime).

“Fitorja në Shkodër nuk erdhi as nga “Ambasadoret shëtitës” të Razmës, apo Gjirit të Lalëzit, por nga puna e jashtëzakonshme e strukturave të Partisë Demokratike Dega Shkodër. Shkodra të voton kur punon drejt, kur punon me përkushtim, kur je i vërtetë, ashtu siç edhe të ndëshkon kur gabon, kur nuk respekton dhe kur je larg realitetit…….”, shkruan Ramiz Çoba në profilin tij në facebook. Dhe fakti është që sa i takon Shkodrës, Topalli pësoi humbje të rëndë para dy vitesh në zgjedhjet parlamentare, ndërsa fitorja e 21 qershorit për Voltana Ademin vjen edhe si përgjigje kundër ndikimit të saj të dikurshëm.

 

a.j

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.