Thuajini një fjalë Vuçiçit!

Postuar në 17 Prill, 2024 19:24

Për ata shqiptarë të Shqipërisë sidomos që shohin te Aleksandër Vuçiç mishërimin e një politike të zgjuar serbe, të  një diplomacie fine dhe me qitje të largët, sot ka qenë dita që të zgjohen nga kompleksi jugosllav. Serbia ka bërë një ditë pas dështimit në KiE atë që ka ditur të bëjë përjetësisht: xhandarizimin e politikës.

Ca autobuzë të bllokuar në kufi harbutshe, ndaluar zv.drejtori i Policisë së Kosovës, biseda informative e marifete të tilla halldupësh që nuk dinë çfarë të bëjnë pasi janë zgjuar nën idenë e realitetit se kurrkush nuk pyet për ta.
Sepse ky është kompleksi i Serbisë: të begeniset si ato kurtizanet kapriçoze që edhe pse kanë rënë nga vakti dhe janë dysheku i të gjithëve, sërish sepsë miklojnë veten me xhelozinë e të qenit primadona. 

Sigurisht që nuk ka ndonjë rrezik lufte, thjesht Serbinë e injoruan dhe tani ajo po e bën veten për t’u tallur. Atë mund ta shpëtojë vetëm kthjelltësia e Tiranës: Edi, Igli, thuajini një fjalë Aleksandrit se juve ju dëgjon! Ftillojeni se është turp që “miku Aleksandër” të katandiset në një variant të Radoiçiçit. 

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.