Pse duhet t'ua japim të dhënat tona institucioneve që nuk mund t'i ruajnë?

Postuar në 24 Qershor, 2024 13:18

Grupi “Homeland Justice” ka publikuar sot të dhëna të tjera të qytetarëve shqiptarë, më saktë të dhënat e pasaportave të tyre shoqëruar me vendbanim dhe numër kontakti. Pak ditë më parë u publikuan të dhënat e qytetarëve të kartave të identitetit të shpërndara në 1330 faqe online. Sigurisht që janë dy baza të dhënash që qarkullojnë në disa mjedise të caktuara, sikundër p.sh noterët kanë një bazë të dhënash kadastrale tani që kadastra online nuk funksionon.

Jemi pra në një vend që operon me përdorim paralel të bazave të të dhënave nën hyqmin formal të një ligji për të dhënat personale që nuk dihet nëse zbatohet dot më. Ndoshta institucionet shqiptare mund të mos e shkelin privatësinë në mënyrën si menaxhojnë të dhënat tona, por me paaftësinë e tyre për t’i ruajtur ato kanë konsumuar në të vërtetë aktin e shkeljes së çdo norme që rrjedh për të drejtës për të administruar ato.

Që këtej, dhe sidomos nisur nga fakti se për rrjedhjet e të dhënave nuk ka një hetim të vërtetë dhe nxjerrje përgjegjegjësish institucionale dhe ligjore, lind vetiu pyetja dhe e drejta për të pyetur: mbi çfarë detyrimi duhet që ne të japim të dhënat tona një shteti që nuk di t’i administrojë? Me administrim nënkuptohet edhe mbrojtja teknike e tyre, kështu që në thelb shteti apo institucionet janë palë dëmtuese në kontratën tonë me ligjin përkatës. 

Comments

Submitted by Andrea (not verified) on

Eshte e turpshme ajo qe ka ndodhur ne shqiperi ne dy aspekte. E para qe shteti nuk ka takat as ti mbroje te dhenat personale dhe ne kete menyre nxit hajduterine, spekullimin dhe shantazhin qe mund te ushtrohet nga poseduesit e ketyre te dhenave, dhe e dyta eshte se genjen diten per diell, duke thene se nuk ka ndodhur asgje, e para dhe per pasoje, nuk ka derguar prapa hekurave, per kete problem, asnje punonjes shteti qofte ky drejtor apo pastrues .
Kudo ka thyerje te databazave nga amerika ne sudan. po te gjithe veprojne pas nje rasti te tille. Me kujtohet nje rast i ngjashem ne nje vend prane nesh diku para 10 vitesh, ku doli online databaza e gjendjes civile me 54 million regjistrime. Por megjithese ishte shteti (Brenda shtetit) qe mundesoi nje gje te tille, e gjithe databaza ishte e kriptuar. dhe dynjaja nuk mori vesh asgje. dmth Cia apo dikush tjeter nuk besoj se kishte nevoje per kete rrjedhje per te marre vesh dicka, po ketu te ne po dalin sheshit targat e makinave qe milioneret kane blere per dashnoret, dhe nuk ua japin pronesine se iken ajo pastaj me gjithe makine.
A duhet tia besojme shtetit te dhenat tona? Ja me thuaj, a ke mundesi te mos ia besosh?
Edhe ajo databaza paralele qe kane noteret, ligjerisht eshte ilegale, pasi ne kemi nje ligj qe thote se databaze per nje qellim te caktuar eshte nje dhe vetem nje. Dmth, nese nuk punon hipoteka te e-albania, per gjyqtarin cdo burim tjeter eshte jo ligjor

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.