Jep dorëheqjen për shkak të korrupsionit Guvernatori i Bankës Qendrore të Maltës
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2024/08/Edward-Scicluna-work-min_2024_08_01_17.png?itok=TpDA5dfi)
Guvernatori i Bankës Qendrore të Maltës, Edward Scicluna, ka dhënë dorëheqjen nga detyra për shkak të një vendimi gjykate që e inkriminon atë penalisht. Vendimi lidhet me privatizimin e një spitali në vitin 2015, kur Guvernatori ishte ministër i Financave dhe ai ka çuar në largim nga detyra edhe të ish-zv.kryeministrit Chris Fearne në muajin maj.
Scicluna ka referuar pozitën e re juridike të tij edhe ndaj Bankës Europiane Qendrore, ku ai është anëtar Këshillit Drejtues, teksa përmes një letre ka bërë të ditur se nuk mund të vijojë më detyrën. Autoritetet malteze kanë menduar të mos e poshtërojnë Guvernatorin që aktualisht dorëzon kompetencat e detyrës së tij, të cilin formalisht do ta lërë në vitin 2025 kur edhe i mbaron mandati.
Add new comment