Lajme

Dhjami, ose "Gjama e Arbrit"

Postuar në 13 Mars, 2025 20:35

Lezha përkujtoi në një mënyrë të veçantë 557-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu. Autoritetet lokale dhe përfaqësues të klerit katolik inskenuan pranë memorialit të Gjergj Kastriotit, 'Gjamën e Burrave 

Ide për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak për mbrojtjen e ish-Atdheut!

Postuar në 10 Mars, 2025 19:17

Ka disa prononcime të një deputeti të Partisë Socialiste, Denis Deliu, sipas të cilit në vend duhet rikthyer shërbimi i detyrueshëm ushtarak.

Unë jam pro rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak pasi brezit të ri i bën mirë. Ndërkohë që rrit kapacitetet për FA dhe për shtetin shqiptar për të siguruara mbrojtjen. Por duhet para pasi ka edhe kosto

Video/Incidente në Parlamentin e Serbisë

Postuar në 04 Mars, 2025 14:47

Në parlamentin e Serbisë ka patur sot incidente të dhunshme, për shkak të veprimeve të opozitës që ka hedhur edhe tymuese. Mediat raportojnë edhe për të plagosur. 

Policia grabit natën ujin e Tragjasit

Postuar në 04 Mars, 2025 13:39

Në fshatin Tragjas, policia ka ndërhyrë natën me rreth 200 trupa për të shembur një ndërtesë në fshat dhe për të realizuar synimin e biznesmenit të Palasës për të marrë ujin fshatit dhe krahinës. Fjalët janë të kota; banorët e zonës deklarojnë se do të mbrojnë ujin me çdo mjet, çka të kujton protestën e Shushicës, që mbronte ujin nga i njëjti biznesmen që ka zgjatur këmbë e duar ngado në Shqipëri dhe i duhen shkurtuar njëherë e mirë. Ngjarja shkon pak a ashumë kështu:

Fotolajm/Protestë masive në Athinë për tragjedinë e Tempes

Postuar në 28 Shkurt, 2025 20:39

Dy vjet pas tragjedisë së Tempe, në Greqi është zhvilluar një protestë apo grevë kombëtare që duket se përfaqëson diçka unike në përmasa. Irritimi lidhet me faktin se dy vjet pas aksidentit hekurudhor ku gjetën vdekjen 57 njerëz janë zbuluar të dhëna për dijeninë dhe përgjegjësinë e qeverisë. 

Çështja "Gëllçi" ofron premisë juridike më shumë për çështjen "Meta" sesa "Veliaj"

Postuar në 25 Shkurt, 2025 17:28

Ka një paradoks të madh që po zhvillohet me çështjen “Veliaj”. Teksa bëhet zhurmë e madhe se Strasburgu me çështjen “Gëllçi” legjitimon shkeljen e bërë me arrestimin e Erion Veliajt, në të vërtetë rrezikohet të bëhet një autogol.

Strasburgu na thotë se autoritetet patën të drejtë kur dhanë masë sigur arrest me burg për Gëllçin, por nuk kishin të drejtë ta mbanin atë përtej një afati pa provua pretendimet e tyre. Pra z. Gëllçi është viktimë e një shkeljeje ligjore që ka sjellë kufizimin e lirisë së tij, por jo për masën e arrestit si të tillë.

Mjaftoi shumë pak për të ilustruar sesa frikë kanë

Postuar në 21 Shkurt, 2025 18:35

Forcova bindjen se ngritja e task-forcës që do të operonte në zgjedhjet e 11 majit 2025, në fazat e ndryshme të këtyre zgjedhjeve, mënyra si do të veprohej dhe metodologjia që parashikohej të zbatohej në bashkëpunim me KQZ-në, në disa drejtime nuk përputheshin me kërkesat e kodit zgjedhor dhe veprimtarinë praktike të organeve të ndjekjes penale që mbështet tërësisht në kodin e procedurës penale

Beteja e Veliajt nuk është beteja e Shqipërisë

Postuar në 19 Shkurt, 2025 16:45

Erion Veliaj ka reaguar sërish sot. Në mënyrë banale siç di ai, duke sharë e akuzuar prokurorin e çështjes së tij dhe gjykatësin që konfirmoi masën e arrestit. Pas reagimeve të përditshme të këtij personi, nis mandej “debati” dhe opinionet lumë për shkeljen që i është bërë me masën e arrestit.

Të vihet re: Veliaj po konteston masën e arrestit në përgjithësi. Bashkë me gazetarët e vet.

Sot Ameba Veliaj akuzon SPAK. Dikur shantazhonte FSHF-në me SPAK-un

Postuar në 12 Shkurt, 2025 20:24

Sot SPAK ka dalë si shtriga e keqe e mavrinjve mavi. Erion Veliaj, Lali Eri, Zdromi, njohur me disa emra është në pranga për korrupsion. Të paktën korrupsion. Mirëpo i njëjti SPAK dikur shenjtërohej nga kjo qenie që sot kuis pa ndalim. Audiopërgjimi i 3 viteve më parë kur ai kërcënonte FSHF-në ilustron se me çfarë amebe kemi të bëjmë. 

https://www.youtube.com/watch?v=LYv8ohBEJ7o

Sikur të gjitha të ishin të vërteta, Këta besojnë realisht se Veliaj është i pastër?

Postuar në 12 Shkurt, 2025 20:04

Janë ngritur në këmbë të gjithë: Erion Veliaj është viktimë e një prokurori me emrin Olsi Dado. Ky ka konflikt interesi, është pervers na thonë dhe për këtë shkak ka futur në kurth Erion Veliajn. Dhe që këtu me vrap të reagojmë sepse kryetarit të Bashkisë në burg i është bërë padrejtësi. Atij i është mohuar e drejta bazë dhe i është deformuar akuza.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme