Berisha garanton Kastratin: E ke Limionin, edhe po ta hoqi Edi Rama dhe SPAK
Edi Rama falsifikator ordiner!
Ai është kapur në falsifikime direkte vulgare të vendimeve dhe dokumentave zyrtare të zyrës së tij, për të zhdukur gjurmet e krimit.
Të dashur miq, në një rast të pashembult në Europë, Edi Rama dhe stafi i tij detyrohen të fshehin gjurmët e krimit në hetim, të firmos vendim tëresisht të falsifikuar, me sa duket me qëllim devijimin e hetimeve të disa projekteve që nuk kishin leje zhvillimi dhe që aktualisht janë në hetim në SKAP-in e partisë (ndër të cilat Gjiri i Limionit)
Lexojeni me vëmendje këtë fjali. Ka për autor Sali Berishën e Facebook-ut që referon për militantët një “hulumtim” për vendimin e marrë nga KKT për Limionin(ndër të tjera) më datë 29 maj dhe hyrë në fuqi më datë 28 tetor 2024, pas firmosjes nga drejtoresha e AZHT-së, Adelajda Roka.
Ta lëmë “hulumtimin” më një anë. Të merremi me akuzën e z. Berisha. Sipas këtij, Edi Rama përpiqet të falsifikojë një vendim zyrtar për fshehur gjurmët e krimit, krim i cili është nën hetim nga SKAP-i i partisë. Për të përdorur metrin e Berishës, kjo është si të thuash se Enver Hoxha i fshihej Sigurimit të Shtetit që kishte për detyrë finale, meta-operative të ruante Enver Hoxhën nga Enver Hoxha.
Në fakt, mesazhi i Sali Penxheres, ashtu siç e përcjell ai mund të lexohet me dy aspekte të tjera: Berisha që pretendon se ka monopolin e akuzave ndaj qeverisë, nuk po dinte si të hynte në një çështje të ngritura nga dikush jashtë radhëve të tij dhe nga mediat, e që nuk mund të injorohen. Gjeti mënyrën e vet më të mirë: të bëjë pis çdo gjë duke folur qesim.
E dyta, ai nuk shqetësohet fare për tjetërsimin e pronave të ushtrisë, por po i thotë Shefqet Kastratit që unë jam dakord me ato që po bën ti në Limion, edhe nëse Edi Rama ta kthen. Apo jo? Rrufjan i madh Penxherja, është në biznes edhe duke vdekur politikisht.
s.zaimi
Comments
Kaq popull i dhjere jemi sa
Kaq popull i dhjere jemi sa sikur sali penxherja te jetonte 500 vjet, ne do te rrinim sus para tij!
Pastaj habitemi pse mbetem te fundit nen osmanet, pse tallet me ne kujtdo qe i bjen rruga nga trojet tona!
Doktor Mortja
sali Penxherja
Prostituta Kombetare sali
sali serbi
Add new comment