Bie llotaria e vitit 2030, Kallas: Shqipëria në BE, në varësi të reformave, jo një qeverie apo individi

Postuar në 08 Prill, 2025 13:59

Anëtarësimi i Shqipërisë në vitin 2030 është në fund të fundit një objektiv realist në varësi vetëm të reformave. Pretendimi i kryeministrit Edi Rama se Shqipëria hyn në Europë vetëm me një mandat të katërt të Partisë Socialiste, është sfumuar kështu me një deklaratë të Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, që ka qenë sot në Tiranë.

Objektivi për integrimin e Shqipërisë në familjen evropiane deri në vitin 2030 është një objektiv realist, por që bazohet në shtetin e së drejtës dhe kushtëzohet nga fakti nëse të dyja palët gjatë këtij rrugëtimi bëjnë mirë “detyrat e shtëpisë”.

Por, jo vetëm reformat që duhen miratuar, por edhe reformat e miratuara që duhen të vihen në zbatim. Dhe sundimi i ligjit është skajshmërisht i rëndësishëm, pasi shteti i së drejtës është një nga themelet e BE, por edhe themeli i begatisë së një vendi, sepse në rast se investuesit kanë besim te sistemi juaj ligjor ata kanë besim të investojnë në ekonominë tuaj. Kjo është në të mirën e Shqipërisë, është realiste në rast se të gjithë bëjmë detyrat e shtëpisë

ka thënë ajo.

Kështu zonja Kallas ka rikonfirmuar atë që është politika e njohur e Unionit që nga themelimi: kriteret mbeten dhe nuk do të relativizohen. Sundimi i ligjit patjetër që është edhe mundësia jo vetëm teorike që p.sh edhe kryeministri të prangoset në bazë të një procesi të rregullt dhe të kalohet në burg, qoftë edhe për miopi të zgjatur administrative.                                     

Është disi ironike që anëtarësimi adresohet sot me vitin 2030. Dikur, pas samitit të Selanikut të vitit 2003, qëi hapi rrugën procesit për rajonin tonë, viti 2030 përmendej si me të qeshur për hyrjen e vendit tonë në BE, nisur nga puna e madhe që duhej kryer dhe reformat.

Koha iku, ndoshta shumë shpejt si themi, dhe ja ku anëtarësimi prezantohet si arritje spektakolare e një qeverie, madje ekskluzivitet i saj. Krejtësisht e pavërtetë dhe abuzuese. Anëtarësimi në BE është një vendim strategjik që lidhet me Shqipërinë dhe jo me një parti apo një individ. Do të ishte kështu nëse reformat do të ishin me të vërtetë shtetformuese por mjafton vetëm një fakt për ta rrëzuar këtë: Shqipëria nuk ka një sektor të vetëm me treg të pakontrolluar!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.