Lajme
Shqipëria hap ambasadë në Baku
Qeveria e Shqipërisë ka vendosur sot hapjen e misionit diplomatik në nivel ambasade në Azerbajxhan. Vendimi vjen pak pasi në Tirtanë ishte për vizitë presidenti azer, Alyiev dhe pasi kryeministri Rama vizitoi Bakunë.
Në shkëmbimin e vizitave është folur për projektin e gazifikimit dhe ndërtimin e një rafinerie të re për naftën në Shqipëri.
Parajsat e vërteta janë parajsat, që kanë humbur
Është autori, të cilit i detyrohemi jo vetëm poetikën absolute të kohës - si shëruese, hakmarrëse, varrmihëse, ruajtëse e mësonjëse - por edhe përkufizimet më të përkora për dashurinë, vdekjen dhe shkatërrimin, që sjell zvetënimi i kohës.
Marsel Prust, i cili lindi në 10 qershor 1871, përfshihet në radhën e atyre ushtarëve të letërsisë, që duhet së pari t’i refuzojnë shumë herë, që të bëhen flamurtarë dhe burim referimi kohë më pas, kryesisht falë pezmit dhe besimit në vetvete dhe manisë së tyre me letërsinë.
Putin gjykohet nëse kriminalizohet akti i "luftës së agresionit"
Da Vinci mund të ketë teorizuar Gravitetin para Galileos dhe Newton
Leonardo da Vinci mund të ketë paraprirë Galileon dhe Isac Newton në teorizimin e gravitetit. Në këtë përfundim dalin disa fizikanë që kanë studiuar Codex Arundel të da Vincit, ku është vërejtur një vizatim i një trekëndëshi që duket se është një studim i heshëm matematik që zbërthen lëvizjen gravitaconale duke marrë parasysh jo vetëm tërheqjen e vetvetishme, por edhe mënyrën sesi forca përshpejton me kalimin e kohës.
Rusia do shtyjë kufirin në varësi të armëve me të cilat furnizohet Ukraina
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoigu ka deklaruar se Rusia do të shtyjë kërcënimin ndaj kufijve të saj në raport me rrezen goditëse të armëve që i furnizohen Ukrainës.
Do të varet nga armët që marrin
citohet Shoigu në një intervistë për “Rossiya-1”.
Deklarimi i tij pason ato të presidentit Vladimir Putin, që në një fjalë drejtuar vendit u shpreh se Federata Ruse do të jetë e detyruar të shtyjë kufijtë më tej nëse Ukraina furnizohet me armë me rreze të gjatë veprimi.
Truri i foshnjes, nuk është “tabula rasa”
Një prej shkencëtarëve, që më shumë se kushdo tjetër, ka vendosur të vërtetojë që “gjërat janë ndryshe”, është pedagogu i Psikologjisë së Universitetit të Harvardit, Steven Pinker.
800 mijë njerëz shpenzuan 2 miliardë euro në lojëra fati në Greqi
Një vëzhgim i kryer për llogari të Komisionit Helenik të Lojërave të Fatit, rezulton se përgjatë vitit 2022 në Greqi u luajtën 1.4 miliardë euro në lojëra fati, kryesisht ato konvencionale si slote, apo edhe kazinove ilegale.
Në këtë aktivitet janë përfshirë 800 000 njerëz, prej të cilëve 12% kanë shpenzuar edhe 588 milionë euro në lojërave e fatit të ligjshme.
Video/Momentet e dhunimit të ish-këshilltarit të Presidentit, Petraq Milo në kufi me Malin e Zi
Janë publikuar në mediat malazeze planet të reja të momentit të dhunimit në kufi të Petraq Milos, economist, ish-këshilltar i Presidentit të Republikës dhe njeri që ka patur detyra të ndryshme në shtetin shqiptar.
Dhuna është manifestuar në mënyrën më të shëmtuar të mundshme, nga ai që identidfikohet si zv.drejtori i Policisë Kufitare malazeze, Dragan Klikoovac, që raportohet se është shkarkuar.
2023, fushata vazhdon me parimin "rruga sjell vota"
Veliaj: Asfaltohet “Rruga e Saraçëve”, bashkon Tiranën e vjetër me të renë!
Këtë titull e gjen në faqen kryesore online të Agjencisë Telegrafike Shqiptare. Nga pikëpamja gazetareske, “lajmi” ka interes lokal, madje më poshtë se aq. Interes “Lagjar”. Ndaj vendosja e tij në faqen kryesore të një agjencie shtetërore nuk ka shumë kuptim.
Foto/Po Edi pse nuk u takua me krerët e shteteve?
Nga Konferenca e Munihut, "ariu fotgraf" dërgoi foto me takime me drejtues të ndryshëm, por jo me krerët e shteteve më të rëndësishëm, as sekretarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Blinken. Jo se ka ndonjë rëndësi kushedi se çfarë, por një mburravec patologjik e vuan këtë shmangie, që në të dyja rastet na i ka bërë "politikë të jashtme" shtetërore.