Video/Momentet e dhunimit të ish-këshilltarit të Presidentit, Petraq Milo në kufi me Malin e Zi
Janë publikuar në mediat malazeze planet të reja të momentit të dhunimit në kufi të Petraq Milos, economist, ish-këshilltar i Presidentit të Republikës dhe njeri që ka patur detyra të ndryshme në shtetin shqiptar.
Dhuna është manifestuar në mënyrën më të shëmtuar të mundshme, nga ai që identidfikohet si zv.drejtori i Policisë Kufitare malazeze, Dragan Klikoovac, që raportohet se është shkarkuar.
Ngjarja ndodhi më 18 janar të këtij viti dhe nuk dihen ende arsyet reale të irritimit të oficerit të policisë malazeze që duket se kërcënon edhe verbalisht. Disa raportime flasin se z. Milo nuk kishte respektuar radhën në kalimin doganor, diçka që në çdo rast nuk justifikon për asnjë moment ushtrimin e dhunës, as verbale dhe as fizike.
Add new comment