Da Vinci mund të ketë teorizuar Gravitetin para Galileos dhe Newton
Leonardo da Vinci mund të ketë paraprirë Galileon dhe Isac Newton në teorizimin e gravitetit. Në këtë përfundim dalin disa fizikanë që kanë studiuar Codex Arundel të da Vincit, ku është vërejtur një vizatim i një trekëndëshi që duket se është një studim i heshëm matematik që zbërthen lëvizjen gravitaconale duke marrë parasysh jo vetëm tërheqjen e vetvetishme, por edhe mënyrën sesi forca përshpejton me kalimin e kohës.
Skica paraprin me 100 vjet Galileon dhe 200 vjet Newton, dy teoricieënt e gravitetit dhe ajo i ra së pari në sy profesorit të aeornautikës së CalTech, Morteza Gharib. Sipas tij skica iluastron atë që tashmë njihet si konstantja gravitacionale, pikasur nga da Vinci mesa duket vetëm përmes një eksperimenti të thjeshtë.
Comments
Interesante keto vizatime te
Interesante keto vizatime te Da Vincit, rreth 100 vjet para Galileit, i cili vertetoi rritjen e shpejtesise se trupit qe binte drejt tokes, duke pasur kjo renie njw rritje te konstanteshme, por duke mos e kaluar kurre katrorin e shpejtesise fillestare. S.d.q. jemi akoma larg ligjit te gravitetit njutonian, qw eshte tjeter gje nga renia e trupave drejt tokes. Ndoshta keto dy aspekte te ndryshem nga njeri-tjetri bene qe Lajbnici te dilte me teorine e trupave te gjalle e te vdekur.
Add new comment