Lajme

Granarolo, jo më qumësht të freskët në shitje

Postuar në 18 Shkurt, 2023 14:21

Kompania e njohur italiane që operon në sektorin e ushqimit, “Granarolo” ka vendosur të mos prodhojë më qumësht të freskët për të shmangur harxhimet. Në shitje do të jetë vetëm qumështi I pasterizuar në temperaturë të lartë që në dallim nga qumështi i freskët zgjat 10 ditë në dallim nga 6 që zgjat ky i fundit.

Episodi i radhës nga dhuna e policisë

Postuar në 15 Shkurt, 2023 12:58

Qarkullon një video në media në të cilën presupozohet se një punonjës policie, officer, qëllon dhe dhunon një qytetar. Mediat kanë identifikuar emrat e personave dhe oficeri quhet Gjergji Riza.

Cilin arsyetim do ketë tani Çuçi i reformave dhe shumica e modernizimit të policisë që nuk dallon nga policia e Saliut, e Adilit, Ypit e me radhë. Një forcë së cilës nuk i iku njëherë të vetme krroma e uniformës, era e djersëve të thara dhe dhuna halldupe e gishtëtrashëve në seri që prodhon ky vend.

Jo më “mashkull”, “femër”, por “prodhues-sperme” dhe “prodhues-veze”

Postuar në 15 Shkurt, 2023 01:08

Kërkues nga Kanadaja dhe ShBA sugjerojnë se fjalë të caktuara duhet të nxirren nga përdorimi në shkencë për faktin se ato përforcojnë pikëpamjet hetero-normative.

“Krushqia” ngjan pa bëhet. E kemi kryeministrin lajm në mediat kryesore

Postuar në 13 Shkurt, 2023 23:06

Mediat amerikane kryesore kanë vënë në kryqëzim publik zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, duke evidentuar tanimë hapur se ndër të tjera, dyshimet për lidhje mes tij dhe kryeministrit shqiptar në funksion të penalizimit të opozitës së këtushme, janë të qëndrueshme. 

Filma që mërzisin shtete

Postuar në 13 Shkurt, 2023 16:41

Ministri francez i Forcave të Armatosura, Sébastien Lecorn, ka reaguar ndaj portretizimit të forcave franceze e Disneyt, “Black Panther”. Reagimi i ministrit erdhi pas një pyetje për faktin se forcat franceze që ndërhyjnë në film kishin uniformat e trupave aktuale franceze në Mali, që ndodhet aty që nga viti 2013 me kërkesë të qeverisë franceze. 

Vetëm Paraja nuk lejohet të bëhet qesharake në këtë vend

Postuar në 11 Shkurt, 2023 16:14

Mediat pranë qeverisë kanë rendur të numërojnë protestuesit dhe të deklarojnë dështimin e protestës së opozitës. Nëse e sheh protestën për nga qëllimi i shpallur dhe parafabrikimi si revolucion, protesta dihej se do dështonte. Nuk është Shqipëria vend revolucionesh dhe nuk është një popull i dashuruar me TEG-un dhe Big Brother, popull revolucionesh që tret ide dhe bën sakrifica.

Flet për Mbretërimin e Edi Ramës

Postuar në 10 Shkurt, 2023 19:41

Mero Baze shkruan shpesh në komentet e tij se “Edi Rama argëtohet me…”, duke e lidhur argëtimin e kryeministrit me gabimet dhe gafat e kundërshtarëve politikë.

Tani pyetja që të lind është: ku e di Mero Baze se Edi Rama argëtohet? Pasi emocionalisht do të duhet të mbajmë parasysh çdo sjellje, përfshirë zhvillimin spontan të sindromave të ndryshme. Politikisht nuk kemi parë argëtim. Dritan Hila shkon më tej. Në një opinion të publikuar te gazeta “Tema" ai flet për mbretërimin e Edi Ramës. Pa thonjëza, në manifestim ekstaze të dëshirores.

Qeveria që shet shtetësinë me një apartament merret për 4 vjet me pasaportat e shërbimit

Postuar në 10 Shkurt, 2023 17:24

Qeveria shqiptare ka gjetur kohën të merret sërish me arnimin e vendimeve për subjektet që kanë të drejtë të pajisen me pasaportë diplomatike apo shërbimi.

Nuk kemi parë gjë akoma!

Postuar në 09 Shkurt, 2023 15:31

Edi Rama is at Kryeministria.

Kështu njoftohet në krye të një postimi të kryeministrit në Facebook. Kryeministria në këtë rast të çon te një faqe satirike dhe nuk dihet nëse kjo është gabim, apo e qëllimshme. Në fotoalbumin e shpërndarë me këtë rast shihen një grup fëmijësh që kanë vizituar selinë e qeverisë, por pa sqaruar se kush janë, nga vijnë e për çfarë.

BE-ja njofton Konferencë Donatorësh për Turqinë dhe Sirinë në muajin mars

Postuar në 09 Shkurt, 2023 14:07

Komisioni Europian ka njoftuar se do të zhvillojë në muajin mars një konferencë donatorësh për pasojat e tërmetit në Turqi. Njoftimi është dhënë nga kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen dhe kryeministri suedez, Ulf Kristersson, pasi Suedia mban presidencën e radhës së BE-së. Von der Leyen ka bërë të ditur se deri më tani, në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së janë dërguar në Turqi 31 ekipe kërkimi dhe pesë ekipe mjekësore nga 23 vende.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme