Nuk kemi parë gjë akoma!
Edi Rama is at Kryeministria.
Kështu njoftohet në krye të një postimi të kryeministrit në Facebook. Kryeministria në këtë rast të çon te një faqe satirike dhe nuk dihet nëse kjo është gabim, apo e qëllimshme. Në fotoalbumin e shpërndarë me këtë rast shihen një grup fëmijësh që kanë vizituar selinë e qeverisë, por pa sqaruar se kush janë, nga vijnë e për çfarë.
Z. Rama e cilëson delegacionin më të bukur grupin e fëmijëve që ftohet në selinë e qeverisë dhe përtej kësaj një detaj tjetër është se ndoshta mes fëmijëve është edhe djali i z. Rama. Një shembull i vockël si luhatjeve propagandistike të një njeriu që ka detyrime të tjera ndaj publikut që e sheh. Xhanëm çdo gjë pritet në ditët e hallit.
Add new comment