Jo më “mashkull”, “femër”, por “prodhues-sperme” dhe “prodhues-veze”
Kërkues nga Kanadaja dhe ShBA sugjerojnë se fjalë të caktuara duhet të nxirren nga përdorimi në shkencë për faktin se ato përforcojnë pikëpamjet hetero-normative.
“Mashkull”, “femër” sipas kërkuesve që bashkëpunojnë për Projektin Gjuhësor të Biologjisë Evolutive dhe Ekologjisë, duhen shmangur pasi përforcojnë idenë se seksi është binar dhe se ato duhen zëvendësuar me “prodhues-sperme”, “prodhues-veze” apo “individë XY/XX”.
Edhe fjalë si “burrë”, “grua”, “nënë”, “baba”, “primitiv”, “i avancuar”, “alien”, “invaziv”, “ekzotik”, “jo-vendas” dhe “rracë” konsiderohen si jo përfshirëse dhe si të tilla problematike.
Koncepti i famshëm i biologjisë evolutive, “mbijetesa e më të fortit” përbn problem sepse aplikon shkallë diskriminimi përkundrejt njerëzve me paaftësi fizike dhe lidhet me eugjenikën.
Sugjerimi është një manifestim radikal i një operacioni që po synohet të ndryshojë paradigmat e e relacioneve në këtë qytetërim, duke neutralizuar jonizimin verbal mbi gjininë dhe sterilizuar kështu çdo asosacion që rrjedh prej asaj që është konsideruar si gjendje natyrore të shenjuar nga Fjala.
Në një koment të vetin mbi këtë çështje, profesori i universitetit të Kent, Frank Furedi, shprehet se po shkohet drejt ideologjizimit në shkencë.
Pavarësisht qëllimit, projekti i ri-inxhinierikit gjuhësor do të shkaktojë konfuzion për shumëkënd dhe gjëja e fundit që shkencëtarët duan është mungesa e qartësisë për kuptimin e fjalëve që përdorin
citohet ai.
Sipas projektit sugjerimet terminologjike alternative do të propozohen online.
Comments
Dhe pas 100 vjetesh te tjera
Dhe pas 100 vjetesh te tjera do te kritikohet edhe terminollogjia 'xy' dhe 'xx' e gjinive si diskretituese, pasi do te ketw nje shumice njerezish qe do te kalojne nga nje gjini ne tjetren, keshtu keta do te ndjehen te diskretituar nga definicionet gjinore 'xy' dhe 'xx'!
Add new comment