BE-ja njofton Konferencë Donatorësh për Turqinë dhe Sirinë në muajin mars

Postuar në 09 Shkurt, 2023 14:07

Komisioni Europian ka njoftuar se do të zhvillojë në muajin mars një konferencë donatorësh për pasojat e tërmetit në Turqi. Njoftimi është dhënë nga kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen dhe kryeministri suedez, Ulf Kristersson, pasi Suedia mban presidencën e radhës së BE-së. Von der Leyen ka bërë të ditur se deri më tani, në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së janë dërguar në Turqi 31 ekipe kërkimi dhe pesë ekipe mjekësore nga 23 vende.

Ne po i dërgojmë një mesazh tani popujve të Turqisë dhe Sirisë: BE-ja do të mbështesë komunitetet tuaja. Pasi askush nuk duhet lënë vetëm kur godet një tragjedi e tillë

citohet Von der Leyen.

Sipas saj Konferenca e Donatorëve do të ndihmojë në mobilizimin e fondeve për të ndihmuar Turqinë dhe Sirinë që kanë pësuar dëme shkatërrimtare dhe humbje masive jetësh njerëzore. Ndërkohë Komisioneri për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic do të jetë në Gaziantep sot në kuadër të kooridinimit të reagimit të BE-së për ngjarjen në fjalë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.