Lajme

Pazari i Shkupit në Tiranë

Postuar në 10 Janar, 2023 18:30

Në media të ndryshme të rajonit po flitet së fundmi për ftesën që z. Rama, kryeministër i Shqipërisë i ka dërguar krerëve të partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ftesa siç është vënë në dukje vjen në një kontekst të ndezuar të brendshëm të Maqedonisë së Veriut, një vend me dinjitet të copëtuar brenda një harte politike që sa vjen e humbet kuptimin e vet. Diskutimi që po bëhet për përfshirjen në preambulën e Kushtetutës të pakicës bullgare përbën një rast flagrant të handikapit që përfaqëson tashmë e drejta e vetos në BE për vende aspirante.

Anthony Hopkins - Përjetësisht i ri

Postuar në 10 Janar, 2023 15:31

Një njeri i pazakontë. I lindur në prag të Vitit të Ri të 1937-s në Port Talbot të Uellsit jugor, Sir Anthony Hopkins nuk i ngjan stereotipit të aktorit që kërkon verbërisht lavdinë në Hollywood. E kundërta. Deklaron se qysh herët, e dinte saktësisht se çfarë donte të bënte në jetë. Aktori i talentuar, ka shprehur, që gjithçka rreth karrierës së vet, u përcaktua nga takimi për herë të parë me aktorin uellsian Richard Burton. U takuan pas ndërmjetësimit të motrës së Burton. Ishte kliente në dyqanin e bukës, që kishin prindërit e Hopkins. Hopkins e përshkruan këtë takim si apokaliptik.

Na mbeti flamuri të paktën me orat me Skënderbe dhe çantat Vuitton

Postuar në 09 Janar, 2023 20:02

Grupi HomeLand Justice ka publikuar këto momente të dhënat bankare të hollësishme të qindra qytetarëve dhe subjekteve shqiptare. Mes të dhënave figurojnë edhe llogaritë korente, gjendja e tyre me degët përkatëse. Një skandal ky i jashtëzakonshëm që tregon se depërtimi në të dhënat tashmë është kapilar dhe thuajse përfundimtar.

Kreu i Qendrës "Gamaleia": Me dhjetëra variante të CoVid-19 në Rusi. Nuk mund t'i quajmë më Omicron

Postuar në 08 Janar, 2023 16:39

Kreu i Qendrës Kërkimore ruse “Gamaleia”, Alexander Gintsburg ka deklaruar se në Rusi aktualisht qarkujonë me dhjetëra variante të CoVid-19 që dallojnë ndjeshëm nga variant original, “Omicron”.

Do të na duhet një gërmë e re greke për të emërtuar këta variante

është shprehur ai në mënyrë ironike për sasinë e diversitetit mikrobiologjik.

Turqi, projekt për një librari digjitale të tabletave hitite

Postuar në 07 Janar, 2023 14:13

Mediat në Turqi raportojnë se tabletat hitite do të ekspozohen për mbarë botën përmes një librarie digjitale që po krijohet.

Ndërron jetë Gianluca Vialli

Postuar në 06 Janar, 2023 18:28

Ka ndërruar jetë në moshën 58 vjeçare, ish-futbollisti i Sampdorias dhe kombëtares italiane, Gianluca Vialli. Ikën kështu një copëz historie e viteve ’90, e Italisë më të mirë që ka qenë ndonjëherë, ndonëse jo më të suksesshmes, jo asaj më me fat. Kancer në pankreas, sëmundja që e mori Viallin karizmatik më herët nga sa duhej. Një karrierë e lidhur me atë që mund ta qaujmë koha e artë e futbollit, me Italinë, me Sampdorian, pastaj me Chelsean edhe si drejtues. Ai ka fituar të trija kompeticionet për klubet europiane si lojtar dhe trajner.

Nis gjykimi i nobelistit bjellorus për Paqen, Ales Bialiatski

Postuar në 06 Janar, 2023 17:45

Autoritetet bjelloruse kanë nisur gjykimin e fituesit të çmimit Nobel për Paqen, Ales Bialiatski nën akuzën e financimit të protestave. Ai u shfaq i prangosur pas hekurave në një sallë gjyqi bashkë me të akuzuar të tjerë.

Bialiatski është themelues i organizatës së mbikëqyrjes së të drejtave të njeriut, Viasna, dhe u arrestua në korrik të vitit 2021, kohë prej së cilës është mbajtur në burg. 

Çeku i bardhë i Edit

Postuar në 05 Janar, 2023 14:10

Largimi i Edi Ramës nga pushteti duket se duhet konsideruar si opsion përtej rregullave demokratike nëse të tilla ka në Shqipëri.

Deri ku shkon angazhimi i BE-së për Ukrainën?

Postuar në 03 Janar, 2023 20:56

Në datën 3 shkurt të këtij viti njoftohet se në Kiev do të mbahet një samit në Kiev, formalisht një qytet në rrezen e goditjes ushtarake të Rusisë. Samiti sinjalizon një mbështetje pa kushte për Ukrainën dhe faktin se në BE nuk ka asnjë mundësi objektive që dikush të mirëkuptojë arsyet e Kremlinit për ndërhyrje ushtarake në Ukrainë. 

Thënë kjo duhet vënë në dukje se për sa I përket perspektivës Europa është e ndarë dhe kjo edhe pse lufta e Ukrainës ka përcjellë shumë mësime. I pari, ai historik: Europa nuk është imunizuar nga lufta konvencionale.

Google zhvillon mjet moderimi kundër terrorizmit për faqet e vogla

Postuar në 03 Janar, 2023 17:44

Google është duke zhvilluar një instrument për moderim të lirë kundër përmbajtjeve me karakter terrorist për faqe të vogla uebi.

Kjo është një përgjigje ndaj legjislacionit të ri në Mbretërinë e Bashkuar dhe BE që detyron kompanitë e mëdha të teknologjisë të bëjnë më shumë në gjurmimin e terrorizmit.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme