Ndërron jetë Gianluca Vialli

Postuar në 06 Janar, 2023 18:28

Ka ndërruar jetë në moshën 58 vjeçare, ish-futbollisti i Sampdorias dhe kombëtares italiane, Gianluca Vialli. Ikën kështu një copëz historie e viteve ’90, e Italisë më të mirë që ka qenë ndonjëherë, ndonëse jo më të suksesshmes, jo asaj më me fat. Kancer në pankreas, sëmundja që e mori Viallin karizmatik më herët nga sa duhej. Një karrierë e lidhur me atë që mund ta qaujmë koha e artë e futbollit, me Italinë, me Sampdorian, pastaj me Chelsean edhe si drejtues. Ai ka fituar të trija kompeticionet për klubet europiane si lojtar dhe trajner.

Në Itali ikja po përcillet më tepër në aspektin njerëzor, një jehonë kjo e nostalgjisë dhe marrëdhënies së veçantë të publikut me futbollin para komercial që shohim sot, të një futbolli të komunitetit.

I vetëdijshëm për ikjen e parakohshme, Vialli do të shprehej pak kohë më parë:

Jam i bindur se fëmijët tanë ndjekin shembullin tonë më shumë sesa fjalët. Kam më pak kohë për të qenë shembull, tani që e di se nuk do të vdes nga pleqëria…Çdo sjellje e imja më çdo të arsyetoj kështu. Në këtë sens, kërkoj të jem një shembull pozitiv: këkoj t’u mësoj atyre që lumturia varet nga perspektiva me të cilën sheh jetën, se nuk duhet të të rritet mendja, të dëgjosh më shumë dhe të fjasësh më pak. Të qeshësh shpesh dhe të ndihmosh të tjerët. Ky është sekreti i lumturisë

Ikën një “person shumë i veçantë dhe një shpirt shumë i bukur”, siç do të shprehej për të në këto orë, ish-futbollisti skocez, koleg i tij, Graeme Souness.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.