Nis gjykimi i nobelistit bjellorus për Paqen, Ales Bialiatski
Autoritetet bjelloruse kanë nisur gjykimin e fituesit të çmimit Nobel për Paqen, Ales Bialiatski nën akuzën e financimit të protestave. Ai u shfaq i prangosur pas hekurave në një sallë gjyqi bashkë me të akuzuar të tjerë.
Bialiatski është themelues i organizatës së mbikëqyrjes së të drejtave të njeriut, Viasna, dhe u arrestua në korrik të vitit 2021, kohë prej së cilës është mbajtur në burg.
Sipas mediave gjykatësi ka refuzuar kërkesën e tij për t’i hequr prangat dhe që gjyqi të zhvillohet në gjuhën bjelloruse, një ndër gjuhët zyrtare të vendit.
Procesi zhvillohet lidhur me protestat e dy viteve më parë dhe sipas opozitarëve të Aleksander Lukashenkos në vend ka aktualisht 1500 të burgosur politikë.
Add new comment