bjellorusi

Nis gjykimi i nobelistit bjellorus për Paqen, Ales Bialiatski

Postuar në 06 Janar, 2023 17:45

Autoritetet bjelloruse kanë nisur gjykimin e fituesit të çmimit Nobel për Paqen, Ales Bialiatski nën akuzën e financimit të protestave. Ai u shfaq i prangosur pas hekurave në një sallë gjyqi bashkë me të akuzuar të tjerë.

Bialiatski është themelues i organizatës së mbikëqyrjes së të drejtave të njeriut, Viasna, dhe u arrestua në korrik të vitit 2021, kohë prej së cilës është mbajtur në burg. 

Lukashenko diskuton reformat kushtetuese me kundërshtarët e vet në burg(video)

Postuar në 10 Tetor, 2020 23:23

Presidenti bjellorus Aleksander Lukashenko ka bërë sot një lëvizje të papritur në kuadër të një situate të tensionuar në vend. Ai a vizituar në burg të arrestuarit si pasojë e protestave të fundit, pra përfaqësuesit e opozitës që kërkon largimin e tij nga pushteti. Takimi ka zgjatur 4. 5 orë dhe ajo është raportuar zyrtarisht duke publikuar madje edhe materiale video. Synimi i takimit ka qenë diskutimi për reformat kushtetuese.

Lukashenkon duket se po e lëshojnë të gjithë

Postuar në 17 Gusht, 2020 14:58

Europa ndoshta po dëshmon një pranverë verore në Bjellorusi, një vend ku ka nisur përplasja politike mes forcave opozitare dhe atyre që përfaqësohen nga presidenti jetëgjatë. Aleksander Lukashenko.

Lukashenko fiton mandatin e gjashtë si president i Bjellorusisë

Postuar në 10 Gusht, 2020 13:34

Aleksander Lukashenko ka fitur mandatin e tij të gjashtë si president i Bjellorusisë. Të dhënat paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve flasin për një fitore me 80.23% përkundrejt 9.9% të marra nga opozitarja Svetlana Tikhanouskya, një ish-mësuese anglishteje që arriti të bashkonte grupimet opozitare.

Rezultatet janë publikuar pak pasi policia shpërndau turma protestuesish në kryeqytetin Minsk dhe qytete të tjera, që kishin dalë në rrugë pasi u mor vesh se Lukashenko do të shpallej sërish fitues.

Shkëmbime zjarri artilierie mes dy Koreve

Postuar në 20 Gusht, 2015 14:48

Nga fjalët kalohet në vepra. Tensionet mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut, kanë arritur nivele të reja sot, teksa janë regjistruar shkëmbime zjarri artilierie. Mediat njoftojnë se Korea e Jugut ka lëshuar disa predha në kufi, pasi forcat koreanoveriore qëlluan me raketë një stacion radio të Jugut, i cili shërben për propagandë kundër Penhianit. Ndërkohë, mijëra km më larg, në Lindje të Europës, po mahiset përherë e më tepër një tjetër vatër konflikti, edhe më i madh; ai mes Rusisë dhe Perëndimit.

Subscribe to RSS - bjellorusi