Lukashenko fiton mandatin e gjashtë si president i Bjellorusisë
Aleksander Lukashenko ka fitur mandatin e tij të gjashtë si president i Bjellorusisë. Të dhënat paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve flasin për një fitore me 80.23% përkundrejt 9.9% të marra nga opozitarja Svetlana Tikhanouskya, një ish-mësuese anglishteje që arriti të bashkonte grupimet opozitare.
Rezultatet janë publikuar pak pasi policia shpërndau turma protestuesish në kryeqytetin Minsk dhe qytete të tjera, që kishin dalë në rrugë pasi u mor vesh se Lukashenko do të shpallej sërish fitues.
Bjellorusia vendos kështu rekordin e pathyer në Europën e pas Luftës së Ftohtë, teksa Lukashenko, një ish-drejtor ferme qeveris i pasfiduar që nga viti 1994. Misionet e huaja të vëzhgimit nuk kanë çertifikuar si të lira asnjë palë zgjedhje në Bjellorusi që nga viti 1995. Problemi kryesor i presidentit bjellorus kësaj radhe ishte mënyra e menaxhimit të krizës së koronavirusit, ndërkohë që ai mban një marrëdhënie të veçantë – por jo pa probleme – me presidentin rus, Vladimir Putin.
Add new comment