Shkëmbime zjarri artilierie mes dy Koreve
Nga fjalët kalohet në vepra. Tensionet mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut, kanë arritur nivele të reja sot, teksa janë regjistruar shkëmbime zjarri artilierie. Mediat njoftojnë se Korea e Jugut ka lëshuar disa predha në kufi, pasi forcat koreanoveriore qëlluan me raketë një stacion radio të Jugut, i cili shërben për propagandë kundër Penhianit. Ndërkohë, mijëra km më larg, në Lindje të Europës, po mahiset përherë e më tepër një tjetër vatër konflikti, edhe më i madh; ai mes Rusisë dhe Perëndimit. Moska zyrtare e ka cilësuar stërvitjen e nisur nga NATO si provokim dhe ka ecur më tej, kur sot njoftohet se Rusia dhe Bjellorusia kanë rënë dakord në zhvillimin e një sistemi të mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër që do të zëvendësojë sistemin e vjetër Strela-10M. Bjellorusi pret edhe furnizimin me helikopterë të rinj ushtarakë, model Mi-8MTV-5.
http://sputniknews.com/asia/20150820/1025958793/korea-fire-exchange.html
http://sputniknews.com/military/20150820/1025958282.html
Add new comment