Lajme
"Humbet" 5 100 000 dollarë te "Vefa"
Albert Xhani, biznesmen i njohur në Shqipëri dhe ish-president i klubit sportiv “Partizani” ka humbur 5 100 000 dollarë në një përballje gjyqësore me "Vefa Holding". Vendimi është zbardhur nga Gjykata Kushtetuese e cila në datën 1 nëntor ka shqyrtuar në seancë plenare një ankesë të Xhanit kundër një vendimi të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë që në thelb detyronte atë të kthente një shumë ndaj "Vefa Holding", kompani e kirjuar që në kohën e skemave piramidale dhe e vën
11 dhjetor, takimi i studentëve me Ramiz Alinë. Kur FLITEJ për pluralizmin politik dhe krijimin e partive të reja
Krijimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë më 12 dhjetor, u parapri nga një lëvizje intensive e studentëve që shpërtheu më 8 dhjeto 1991, për t’u kanalizuar shumë shpejt në kërkesën e pluralizmit politik që gjeti shprehjen e vet më të formuluar nga përfaqësimi që gjeti kjo lëvizje nga profesorati I Universitetit të Tiranës dhe intelektualë me emër.
Pastrim parash sipas mënyrës kineze/3.8 trilionë dollarë që nga viti 2006
Në tetor të këtij viti, Propublica publikonte një shkrim mbi një hetim të DEA-s amerikane rreth pastrimit të parave të karteleve të drogës në Amerikën Latine. Njeriu kyç i hetimi: Xizhi Li, që cilësohet një “gangster kino-amerikan”, që sugjerohet se përfaqëson një “sistem revolucionar të pastrimit të parave” në rrafsh ndërkombëtar me implikimin edhe të një shteti si Kina.
Merita e Yuri Kim: Bëri qesharakë gazetarët që u përpoqën ta mbrojnë nga vetja
Në një editorial të sotshëm në gazetën “Tema” shkruhet se dosjet e Sali Berishës në SHBA datojnë që nga viti 1994 dhe ato janë përpiluar nga “një proces i gjatë disavjeçar i qeverisë amerikane për gjithë veprimtarinë e tij dhe familjes së tij, si një familje e korruptuar dhe si një politikan që ka minuar demokracinë në Shqipëri”. Të zë ankthi kur lexon këtë komplot të një familjeje ndaj demokracisë shqiptare dhe politikës së pakorruptuar "të shtetasve me emrin Taulant".
Deti drejt Hagës, temë e diskutuar në Athinë mes Olta Xhaçkës dhe Dendias
Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka diskutuar gjatë një vizite në Athinë për mundësinë e trajtimit të çështjes së delimitimit të ujërave detare në Hagë. Në një opinion të shkruar nga Tom Ellis, shkruhet se ministrja ka folur për dakordësimin për të dërguar në Gjykatë Ndërkombëtare çështjen në fjalë para se për këtë të diskutonin dy kryeministrat përkatës që u takuan në Samitin e Tiranës.
Foto/Videolajm/New Look, garë e denjë "lajmi" me atletet dhe tumanet e Edi Ramës
Tani do merren me syzet e Saliut që ndoshta kalojnë atletet dhe tumanet e kryeministrit.
Një saktësim: Berishën e goditën, Ramën e rrahën
Disa njerëz të njohur të medias, pasi u bënë të njohur si gazetarë, shkruajnë sot për incidentin e protestës së opozitës, po flasin për “rrahjen e Berishës”. Ndoshta janë titujt e gazetave prestigjoze si “Tema” që po i bëjnë transfuzion raportimit me termin "rrahje". Kur në fakt është vetëm një goditje.
Rrahja është goditje e përsëritur, në rrethanat e një ndeshjeje apo pusie prej dikujt apo disave me synim neutralizimin fizik apo lëndimin. P.sh agresorin e Berishës e rrahën duke e goditur disa herë.
Mitsotakis: Shpresa për dërgimin e delimitimit me Shqipërinë në Hagë
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis është shprehur se shpreson që “Shqipëria do të bëjë pjesën e vet” sa i takon nënshkrimit të traktatit dypalësh për të refruar problemin e delimitimit të kufijve detarë dhe Zonave Ekskluzive Ekonoike në Gjykatën e Hagës.
Shteti shqiptar nuk e di se çfarë detyre ka Sali Berisha
Ka patur një sërë reagimesh për incidentin sot në protestën e opozitës ku u godit kreu i PD-së, Sali Berisha. P.sh presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në mesazhin e vet dënon dhunën ndaj:
Z. Sali Berisha, Deputet i Kuvendit, ish-President dhe ish-Kryeministër i Republikës
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla cilëson se :
Qëllohet Sali Berisha në protestë(video)
Një qytetar ka qëlluar me grusht kreun e PD-së, Sali Berisha gjatë protestës së sotme në bulevard. Në foto personi që sulmoi: