Shteti shqiptar nuk e di se çfarë detyre ka Sali Berisha
Ka patur një sërë reagimesh për incidentin sot në protestën e opozitës ku u godit kreu i PD-së, Sali Berisha. P.sh presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në mesazhin e vet dënon dhunën ndaj:
Z. Sali Berisha, Deputet i Kuvendit, ish-President dhe ish-Kryeministër i Republikës
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla cilëson se :
Dhuna është e papranueshme në një shoqëri demokratike. Ushtruesit e dhunës duhet të marrin dënimin e merituar nga ligji. Prandaj inkurajoj organet ligjzbatuese dhe të drejtësisë të veprojnë pa hezitim dhe të zbatojnë ligjin ndaj dhunuesit të deputetit!
Ndërkohë kryeministri Rama e ka inkuadruar kështu :
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme!
Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit
Asnjë prej drejtuesve kryesorë të shtetit shqiptar nuk ka idenë e qartë se çfarë detyre ka Sali Berisha. Njëri cilëson ish-et e Berishës, tjetri cilëson statusin e deputetit, kryeministri atë të drejtuesit të protestës. Vetëm kryetari i Partisë Demokratike nuk u sulmua, sepse kryetar është Enkelejd Alibeaj, ose Lulzim Basha që kanë fshehur vulën në gjykatë. Ky është një turp i denjë vetëm për genin politik shqiptar, kur cinizmi dhe kompleksi gjen strehë te respekti kirurgjikal për menstruacionet protokollare të një marrëdhënieje që provon më shumë sesa ai grusht, apo deklaratat nga PD-ja që pasuan, se çfarë sorollopi jemi.
s.zaimi
Add new comment