Berisha non grata. Balla thotë se kaq mjafton që çdo shkresë e tij, apo ku është firma e tij, të injorohet

Postuar në 12 Janar, 2023 19:33

Në një prononcim sot për mediat, numri një i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar ndër të tjera se çdo lloj shkrese që ka firmën e Sali Berishës, nuk do të konsiderohet. Z. Balla ka përmendur faktin se anullimi de facto i të drejtave të Berishës si deputet i Kuvendit të Shqipërisë për të ndjekur procedurën ligjore për kërkesa të caktuara, apo për t'u konsideruar kërkesa të tij, vjen për shkak se Berisha është shpallur non grata nga SHBA për minim të demokracisë.

Tani, jemi në kushtet kur degradimi ka kapur kulmin përderisa në fakt z. Balla po na thotë se ligji është variabël i sms-ve të Edi Ramës dhe vendimeve të marra gjetiu, humorit dhe interpretimti personal dhe jo i dispozitave përkatëse. Është e kuptueshme që personi në fjalë po bën edhe fushatë elektorale, apo fushatë të ngjashme me ato me portretet e shokut Enver, por budallallëku i inskenuar duhet të ketë një kufi në çdo rast. Sepse po ecim në logjikën që ligji, madje edhe parimet kushtetuese po zbatohen me frymë Byroje, jo ajo Politike, por Byroje Rrugaçësh sepse Byroja e dikurshme ishte konservatore në çdo kuptim.

Dhe nëse tolerohen budallallëqe të tilla nuk është çudi që Parlamenti aktual të miratojë edhe dispozita që përjashtojnë ta zëmë nga e drejta e ankimit këdo që shpallet non grata. Ne nuk e dimë nëse ky zotëri e aplikon këtë parim të shpikur duke qeshur me veten aty për aty me Tom Doshin apo Vangjush Dakon, por në çdo rast është e udhës që lajthitje të tilla të eliminohen nga artikulimi publik. Nuk jemi ende në fazën kur fryma jonë të përcaktohet nga Taulant Balla as nga partia e karteleve ku ai aderon. 

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Po cfare do te presesh nga nje kokeplloçe nga Librazhdi qe papritur e shef veten ne maje te vendim-marrjes politike. Fatkeqesi kombetare qe buron nga fakti qe shumica dermuese e njerezve ne pozicione te larta politike-administrative jane me kapacitete mendore te kufizuara. Tashti a eshte kjo rastesi "fatlume", apo te gjithe keta jane perzgjedhur duke pasur pikerisht kete veti te tyren ne mendje, chi lo sa?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.