Ndërron jetë mjeku Isuf Kalo
Ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare mjeku i njohur endokrinolog, Isuf Kalo. Një specialist i njohur për sëmundjet endokrine dhe trajtimin e diabetit, Kalo hyri në skenën publike si mjeku i Enver Hoxhës dhe një njeri i afërt apo me njohje me familjen e tij.
Në lëmin profesional ai kë lënë gjurmët e veta: diplomuar në Tiranë më 1964, më pas drejtues katedrës dhe repartit të endokrinologjisë dhe sëmundjeve metabolike në Fakultetin e Mjekësisë dhe në Spitalin Universitar të Tiranës.
Midis 1991 dhe 2004 ai u punësua nga Zyra Rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën (në Kopenhagë), duke drejtuar Programin Evropian të Diabetit dhe më vonë Programin e Cilësisë së Sistemit Shëndetësor në Evropë. Autor i një sërë botimesh në shtypin mjekësor të vendit të tij dhe jashtë saj, Kalo së fundmi u prezantua edhe me një libër të veçantë për ish-Bllokun. Një lloj paqeje me shpirtin si dëshmitar i pazakontë në një kohë dhe në një vend të pazakontë për Shqipërinë.
Add new comment