isuf kalo
Ndërron jetë mjeku Isuf Kalo
Ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare mjeku i njohur endokrinolog, Isuf Kalo. Një specialist i njohur për sëmundjet endokrine dhe trajtimin e diabetit, Kalo hyri në skenën publike si mjeku i Enver Hoxhës dhe një njeri i afërt apo me njohje me familjen e tij.
Në lëmin profesional ai kë lënë gjurmët e veta: diplomuar në Tiranë më 1964, më pas drejtues katedrës dhe repartit të endokrinologjisë dhe sëmundjeve metabolike në Fakultetin e Mjekësisë dhe në Spitalin Universitar të Tiranës.
“Blloku” i Isuf Kalos
Idolatria e një Shqipërie me ndërgjegje të deformuar
Profesor Isuf Kalo, ish-doktori i Adhamudhit të Bllokut, ka shkruar një libër. Në një status timin në Facebook, i shpenguar, si në një status fb-je, unë shpreha me shkrim një përshtypje. E them prapë: përshtypje. Gazetat, rrjetet sociale atë status e shpërndanë pa ndonjë autorizim prej meje. Botuesi i librit të Doktorit të Adhamudhit të Bllokut më kthehet sot me në një goxha përgjigje.