Politikë
Ta var apo nuk ta var kryeministri - kriteri më i ri për objektivitetin në media
Sokol Balla ka shkruar një opinion mbi situatën politike në Shqipëri. Opinioni sugjeron për lexuesin dy kredenciale që i japin besueshmëri: Së pari ai është shkruar “Posaçërisht për...”.
Së dyti, Balla gëzon “vardisjen” si të thuash të kryeministrit të vendit, i cili duket se “ja var” analistit në fjalë. Këtë na e thotë vetë ky i fundit kur e nis opinionin e tij kështu:
LSI-ja pasuron CV-në
Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka miratuar dje drejtuesit e disa komisioneve pranë Komitetit të Përgjithshëm Drejtues.
Që PD-së mos t'i vijë keq për veten nesër...
Dy lajme të përcjella dje dhe sot i japin protestës së PD-së një profil politik real.
Së pari është darka mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentarit Ilir Meta. Në çdo rast darka mes tyre, e raportuar si një mundësi kontakti për protestën, na thotë se lëvizja e PD-së ka provokuar zhvillime politike. Është e kotë të ngresh hamendësime për oreksin e Metës dhe dietën e Ramës, por fakt është se një arritje e protestës është se ajo, pavarësisht se po synohet të vihet në lojë, ka nxjerrë në pah tensionin dhe diferencat në koalicionin qeverisës.
Fleckenstein: Situatë e vështirë nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje
Shumica mundohet të fshehë krizën politike që ka shkaktuar protesta e opozitës dhe bojkoti i parlamentit, por shqetësimin për këtë sitiatë nuk e ka fshehur raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein, i cili u takua me palët.
PD sjell në Tiranë grevistët e Zharrëzës
Të "ngujuar" në grevë urie një pjesë e banorëve të fshatit Zharrës në Patos janë nisur në këmbë drejt kryeqytetit për t’iu bashkuar protestës së opozitës. Ndonëse e mbështetur politikisht nga strukturat lokale të Partisë Demokratike, greva e tyre ka të bëjë me shpërthimet në nga kompania Bankers, të cilat kanë dëmtuar dhjetra banesa. Qeveria nuk ka gjetur ende një zgjidhje, ndonëse me urdhër të kryeministrit u ngrit një grup pune që vlerësoi situatën nga shpërthimet dhe sugjeroi sistemimin banorëve të cilëve u janë dëmtuar banesat.
Berisha thotë se Lusë i është tërhequr vërejtje për çështjen "Bankers": Qëndrime personale
Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar një seri akuzash direkte ndaj ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu. I ftuar në studion e News24, Berisha ka deklaruar se axhenda e Lu në shumë raste është personale dhe se për këtë arsye i është tërhequr vërejtja në Departamentin e Shtetit.
Është fyese të pranojmë se këta janë Drejtimi i Duhur
Në Durrës ka nisur puna për projektin Veliera. Në dritën e debateve të tanishme për ndërtimin, vendimin e gjykatës, gjetjet arkeologjike dhe betonin, del në krye triumphant një person: kryetari I Bashhkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Po të përdorim fjalorin e këtij të fundit dhe nivelin mjeran me të cilin prezantohet para publikut apo medias do të thoshim se Dakua as ja pordhi shoqërisë civile dhe protestuesve.
Zgjidhja për protestën/Format parlamentar me angazhim të Presidentit
Ka nisur një përpjekje e madhe nga sazaxhinjtë mediatikë të pushtetit, apo edhe nga “inelektualë” të ndryshëm kundër protestës së organizuar nga PD-ja. Në veprim është hedhur i gjithë arsenali i teorive të konspiracionit të kafeneve të para 96-ës, kur Sazanin desh e morën amerikanët, e kur UDB-ja kishte plane nga më të çuditshmet në Shqipëri.
Veliajn e quajnë hajdut në mbledhjen e Këshillit Bashkiak(video)
Të pavërtetat e komunikimit të javës dhe analogjive me 21 Janarin
Edi Rama duhet të jepte një përgjigje për kërkesën e opozitës dhe e dha. Përtej meritës që i njohu vetes se nuk vrau protestues si ish-paraardhësi i tij, kryeministri i vendit doli në monologun e fundjavës për të thënë se nuk ka ndërmend të dorëhiqet dhe se protesta e demokratëve të thjeshtë po përdoret nga udhëheqësit e opozitës që nuk duan Vettingun, duke nënkuptuar në këtë mënyrë Sali Berishën dhe frikën që ai ka nga Reforma në Drejtësi.