Politikë
Berisha sqaron rolin e familjarëve të tij në protestë dhe fton Ilir Metën në shesh
Sali Berisha, i njohur ndryshe si njeriu i protestave i është përgjigjur aludimeve që qarkullojnë në media, por edhe të artikuluara së fundmi nga kryeministri se prania e tij aktive në protestën e opozitës bëhet për të mbrojtur familjarët nga “dallga e arrestimeve” që do sjellë reforma në drejtësi.
Emisarët Balla e Çipa, “karta postale” e qeverisë për emigrantët (Video)
Në Shqipëri debati për reformën zgjedhore ka rikthyer situatën e premtimeve dhe lektorëve të angazhuar për t’i dhënë më në fund Shqipërisë zgjedhje të lira e të ndershme. Një prej kërkesave të opozitës është edhe votimi i emigrantëve, për të cilën qeverria thotë se nuk janë krijuar ende kushtet. Dy emisarë të saj Taulant Balla dhe Stefan Çipa janë dërguar në Selanik për t’u kërkuar emigrantëve të presin edhe 4 vjet që të ushtrojnë të drejtën e votës nga aty ku jetojnë.
KQZ-ja konfirmon 19-en problematike të Parlamentit
Zëdhënësja e Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, Drilona Hoxhaj deklaroi këtë të dielë se nga 140 deputetë, 19 prej tyre kanë të dhëna dhe shënime në vërtetimet e gjendjes gjyqësore. Nga 19 anëtarë të Këshillit të Ministrave që nuk janë deputetë, nuk ka asnjë të dhënë të shënuar dhe 11 kryebashkiakë kanë plotësuar të dhëna në një ose disa nga rubrikat në Formularin e Vetëdeklarimit. KQZ ka verifikuar edhe 1.595 anëtarë të Këshillave Bashkiakë.
Pse Edi Rama nuk u shndërrua dot në starin e protestës së PD
Shqipëria përjetoi një tjetër ngjarje politike me protagoniste opozitën e udhëhequr nga Partia Demokratike, e cila po konsumon një aksion që pavarësisht numrave apo frymës që ka, ngre shqetësime për gjendjen aktuale në vend, siç janë inkriminimi i parlamentit, situata e drogës, represioni shtetëror mbi debitorët, papunësia apo dhe mungesa e garancive për zgjedhje me standarde.
E sforcuar ose jo, opozita arriti të mobilizojë mbështetësit e saj për t’ë sjellë një numër të konsiderueshëm qytetarësh nga disa rrethe të vendit të protestojnë përpara kryeministrisë së vendit.
Fotlajm/Kryeministri dorëzohet te PDIU
Fotoja është bërë sot në Rogner, pak metra nga protesta dhe aty kryeministri Rama është me deputetin e PDIU-së Aqif Rakipi. Dje pati disa deklarata nxitëse për LSI-në duke lënë të kuptohet se protesta e PD-së nuk është pa llogari.
Berisha e quan revolucion protestën
Ish kreu i partisë demokratike Sali Berisha iu është drejtuar qytetarëve duke thënë se protesta e kësaj të shtune është për lirinë. Ndërsa nuk ka kursyer një mesazh edhe për kryeministrin Edi Rama.
Rama përballë pasqyrës, sërish personazh i krizës
Kanë ndryshuar rolet. Atë që Edi Rama bëri me Partinë Socialiste në vitin 2009 me grevën e urisë në bulevard, tani e ka përballë godinës ku është si kryeministër. Partia Demokratike nisi aksionin për të qëndruar në shesh deri në pranimin e kërkesave të saj për qeveri teknike që do të organizojë zgjedhjet, për të cilat opozita nuk ka garanci se me Edi Ramën do të jenë të lira e të ndershme.
Protesta e PD-së vijon pa ndërprerje. Çadrat rishfaqen në bulevard
Partia Demokratike ka nisur siç premtoi protestën e saj në bulevardin qendror të Tiranës. Protesta ka kaluar pa eksese dhe oratorët kanë mbajtur fjalimet e tyre kundër qverisjes së keqe dhe situatës aktuale. Në vijim të protestës, PD-ja ka vendosur të ngujohet në bulevard duke ngritur çadrat, aty ku disa vite më parë socialistët bënin të njëjtën gjë pas zgjedhjeve të vitit 2009. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka deklaruar se edhe ai do të qëndrojë në shesh me protestuesit.
Qeveria që fshehu mesazhet e urimit për Trump: Politika e ShBA nuk ndryshon
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka folur dje në një intervistë për Zëri i Amerikës, për tensionet e fundit në Ballkan dhe sulmet sipas tij ndaj ambasadorit amerikan në Tiranë.
Me tonin e një lektori që kupton mbi të tjerët çështjet shumë të ndërlikuara të politikës së jashtme, Bushati e ka nisur komentin për këtë çështje me një thënie të para disa dekadave, që duket se e ka bindje:
Greqia: Veprimet e Turqisë me pasoja për stabilitetin e rajonit
Të papranueshme e ka quajtur Ministria e Jashtme greke incidentin e fundit në brigjet e ishullit grek Farmakonisi, ku nga një anije patrullimi turke pati të shtëna në drejtim të territorit grek. Burime diplomatike greke thanë se qeveria greke reaguar me shqetësim për këtë ngjarje që sipas saj është në shkelje të ligjeve ndërkombëtare.