Berisha sqaron rolin e familjarëve të tij në protestë dhe fton Ilir Metën në shesh
Sali Berisha, i njohur ndryshe si njeriu i protestave i është përgjigjur aludimeve që qarkullojnë në media, por edhe të artikuluara së fundmi nga kryeministri se prania e tij aktive në protestën e opozitës bëhet për të mbrojtur familjarët nga “dallga e arrestimeve” që do sjellë reforma në drejtësi. Për këtë çështje Berisha tha se ata janë në protestë si qytetarë të thjeshtë, ndërsa i pyetur për qëndrimin e LSI-së dhe heshtjen që ajo ka mbajtur për protestën e opozitës, Berisha tha se i takon çdo force të zgjedhë nëse do të jetë në krah të qytetarëve apo qeverisë të lidhur me bandat dhe krimin. Një lloj ftese për Metën, i cili është i vetmi që ka në dorë rrëzimin e Edi Ramës.
Add new comment