Politikë
Dëshmia e penalitetit dhe parrullat proletare të ambasadorëve
Dorërëheqja e deputetit socialist Armando Prenga nga parlamenti erdhi si produkt i ligjit të dekriminalizimit dhe pamundësisë që ai kishte për të mbrojtur ligjërisht mandatin e tij. Argumenti me të cilin është mbrojtur kryeministri për futjen në listat e kandidatëve për deputetë të individëve të inkriminuar është se ata kishin dëshmi të pastër penaliteti.
Vettingu i shprehur thjesht dhe qartë
Gazeta “Shekulli” i ka marrë një intervistë Taulant Balliut, i njohur si Cikja, anëtar i bandës së Dritan Kateshit në vitin 1997. Ai akuzohet dhe është dënuar me burgim të përjetshëm për vrajse, por në burg është shndërruar në besimtar. Madje ka shkruar edhe 9 libra siç shprehet, për të cilët nuk gjen lekë për t’i botuar. Në burgun e Peqinit funksionon një xhami ku personi në fjalë kryen ritet e një besimtari, duke zbuluar penetrimin e fesë në mjediset e kufizimit të lirisë në Shqipërisë.
Vetëm 30% e votuesve e quajnë protestën/qeverinë teknike të domosdoshme
Nga një sondazh elektronik i kryer nga Questia.al (https://www.questia.al/), me 730 të anketuar të moshës 18-64 vjeç, rezulton se vetëm 30% e të anketuarve e quajnë protestën/qeverinë teknike të domosdoshme për sigurimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ndërsa 60% e quajnë të panevojshme dhe 10% nuk kanë një opinion rreth kësaj çështje.
Këto rezultate janë llogaritur pasi kampioni u ripeshua, për të përfaqësuar sa më mirë ndarjen e popullsisë në rurale e urbane, dhe sipas gjinisë e moshës.
Alfred Sereqi përgënjeshtron “Gazeta Shqiptare”: "Intervista nuk është e imja"
Në datën 20 shkurt në “Gazeta Shqiptare” u publikua një intervistë e Alfred Sereqit, ish-ministër i Jashtëm në vitet ’92-’97 me titull: Ish-ministri i Jashtëm: Shkëputja nga PD në 1997, Berishën do e gjykojë historia.
http://www.balkanweb.com/site/intervista-ish-ministri-i-jashtem-shkeputj...
Ikën për qetësi Armando Prenga, ezaurohet lista e PS në Lezhë
Armando Prenga ka dorëzuar mandatin e deputetit dhe letrën e dorëheqjes ia ka dorëzuar kreut të Kuvendit Ilir Meta në 25 shkurt. Pak ditë më parë, Prokuroria i rider goli KQZ kërkesën për të ndërprerë mandatin e deputetit, pasi ky i fundit sipas organit të akuzës nuk ka respektuar kërkesat e ligjit për plotesimin e të dhenave, duke mos deklaruar, më së pari, një denim të formës së prerë nga Gjykata e Kurbinit, si edhe precedentet penalë në Itali.
Kundërpërgjigje ndaj Gruevskit? M. i Jashtëm: Rrezikohet tjetërsimi i identitetit tonë kombëtar!
Kjo është një sekuencë e zgjedhur nga vetë ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, nga fjala në universitetin e Shkodrës:
Ndryshim kursi me Greqinë apo parodia elektorale e radhës?
Në fundjavë kryeministri zbriti në jug të vendit për të marrë pjesë edhe në një Forum për Minoritetet, organizuar nga partia MEGA, e cila me ndihmën e Partisë Socialiste dhe Koço Kokëdhimës në veçanti fitoi bashkinë minoritare të Finiqit në zgjedhjet lokale të 2013. Një fitore politike jo vetëm për drejtuesit e saj, por edhe përballë hegjemonisë së PBDNJ-së Vangjel Dules, që ka mbajtur për shumë vite monopolin e përfaqësimit të grekëve apo pakicave të tjera në Parlamentin e Shqipërisë.
Vlahutin sqaron kroatët: Populli shqiptar na mbështet. Një pakicë na sulmon – pasojat e Enver Hoxhës
Romana Vlahutin, ambasadore e BE-së në Tiranë ka vendosur të flasë për një gazetë kroate rreth akuzave që i bëhen në Shqipëri. Duke folur për çështjet e reformës në drejtësi, mbështetjen e saj nga populli shqiptar siç thotë ajo, Vlahutin nuk sqaron se për cilat arsye ka heshtur për probleme strikt teknike në kuadër të reformës siç është ta zëmë debati aktual për ONM-në. Nuk dihet se çfarë tjetër veç hipokrizisë e çon ambasadoren drejt një qëndrimi që sheh te sulmet vetëm akte të mafies politike.
Letra e dytë e Vasilit: S'ka marrëveshje mes SHBA e BE për bordin e OMN
Pas reagimit të komisionerit Hahn për bordin e ONM, Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili ka nisur një tjetër letër në drejtim të presidentit, kryeministrit, kreut të Kuvendit dhe Ambasadorëve Lu dhe Vlahutin. Letra, e cila mban datën 20 shkurt 2017 rinënvizon faktin se ngritja e bordit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit është antikushtetues.
Shqiptarët e mirë duan të dinë për vdekjet në landfille dhe për autorët e falsifikimit të firmave
Ka dalë në dritë së fundmi një peticion për reformën në drejtësi. Pas tyre qëndrojnë 50 subjekte të së ashtuquajturës shoqëri civile që kanë iniciuar kështu një protestë të vetën kundër opozitës. Ky është thelbi i një peticioni të porositur i cili vjen e bëhet më qesharak në kushtet kur pjesa më e madhe e ligjeve janë miratuar.
Për të plotësuar teatralitetin e kësaj nisme në veprim është hedhur edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Ejon Veliaj.