Vetëm 30% e votuesve e quajnë protestën/qeverinë teknike të domosdoshme
Nga një sondazh elektronik i kryer nga Questia.al (https://www.questia.al/), me 730 të anketuar të moshës 18-64 vjeç, rezulton se vetëm 30% e të anketuarve e quajnë protestën/qeverinë teknike të domosdoshme për sigurimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ndërsa 60% e quajnë të panevojshme dhe 10% nuk kanë një opinion rreth kësaj çështje.
Këto rezultate janë llogaritur pasi kampioni u ripeshua, për të përfaqësuar sa më mirë ndarjen e popullsisë në rurale e urbane, dhe sipas gjinisë e moshës.
Për krahasim, në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës, votuan për partitë që janë sot në opozitë rreth 30% e votuesve që banonin në Shqipëri (660 mijë nga rreth 2.2 milionë).
E. Zaloshnja
Comments
Demokracia dhe fituesi
Eshte fat i madh per Shqiperine, fakti qe pala fituese (PS-ja) ka kapacitete qe nuk bien pre e llastimeve dhe papergjegjesise! Keto shifra tregojne qe fitoren e kane te stersigurte dhe nuk eshte cudi te zhgrehen ndopak! Ndoshta do ishte me mire qe rezultati te ishte me i balancuar qe politika te pershtatej qytetarit nga frika e votes! Por, duke patur parasysh qe kjo gje nuk ndodh atehere mbetet te falenderojme sensin pozitiv dhe joabuziv te Rilindjes!
Obobo!
Sensin joabuziv te Rilindjes????? Me verte' e ke ti Tano? Po ti or burre, je budall apo ben sikur? Abuzimi dhe Rilindja jane sinonime ne fjalorin aktual te shqipes.
Sqarohu
Ti komentues qe e thuak kete, e arsyeton dod? Perse Rilindja nuk ka ndryshim me PD-ne? Ja po te kujtoj vetem nje ndryshim. Po te ishte PD me salen dhe lulin tani te protesta e Bashes do kerciste automatiku dhe dhuna.
Gabim!
Marjona (Kategoria e emrave qe komentojne nga zyrat e KM), te lutem me pare lexoje me vemendje komentin te cilit i ben koment, pastaj shkruaj ndonje gje, se ja psh une nuk e argumentoj DOD, perse PD nuk ka ndryshim me Rilindjen, po nuk e kam thene kete, Kam thene qe abuzim dhe Rilindje jane sinonime. Nuk besoj se per kete ka nevoje per shume argumenta...
Komentet
Me keto komente qe etiketon njerezit dhe i ve ne pozicione te cilat i ke shume subjektive, dukesh taman si ndonje plak pensionist shume i merzitur. Ca te besh, nuk i shohin te gjithe gjerat njelloj! Shiko vetem grafikun lart dhe verehen dallimet! Shumica mendon ndryshe nga pakica dhe diferenca eshte e madhe sa edhe vete pakica! Me teper per keqardhje eshte diferenca e madhe e mosrespektit te pakices per shumicen me mosrespektin e shumices per pakicen! :)
Obobo!
Tano, tashti fillove te flasesh perçart, pak si puna e "Arsyeja e mosarsyes, qe i behet arsyes sime....." He mo, e di ti si puan e atij te Mançes.
Add new comment